Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Mirditë, vrasja e Shkurt Boçit nga policia në 1999, familjarët ende kërkojnë drejtësi

24/05/2015
Mirditë, vrasja e Shkurt Boçit nga policia në 1999, familjarët ende kërkojnë drejtësi
Share on FacebookShare on Whatsapp

Familjarët e Shkurt Boçit, njëherazi dhe banorët e Fanit në Mirditë kërkojnë drejtësi për vrasjen e 30-vjeçarit. Ngjarja e rendë ndodhi në qendër të Fanit, më 9 shtator të vitit 1999.
Një dëshmitar okular i ngjarjes, Martin Ndoji ka rrëfyer për TV “Neës 24” skenën, ku mbeti i vrarë i riu. Sipas tij, gjatë një kontrolli policor, të rinjve iu kërkua që të ngrinin duart lartë. Ai ka pohuar më tej se e njëjta gjë i ishte kërkuar dhe Boçit, ndërsa më pas ai nisi të zihen me një efektiv. Rrëfimi tronditës shkon më tej, pasi dëshmitari deklaron se teksa Shkurt Boci tentonte të largohej, policia zbrazi një karikatore në drejtim të tij, duke e lënë atë të vdekur.
“Në Fan grupi i gatshëm policor 4 po bënte kontroll. Neve na kërkuan të ngrinim duart për të na kontrolluar. Na bënë kontroll çnjerëzor dhe skandaloz. Një polic i thotë Shkurtit ‘përse nuk i çon duart lart’. Më pas polici e goditi me shpullë dhe Shkurti i’u kundërpërgjigj”, pohoi Martin Ndoji.
Ai shtoi më tej se banorët e fshatit kanë qenë dëshmitar të asaj çka ngjau.
“Shkurti më pas u largua me vrap. Polici zbrazi një karikator në drejtim të Shkurtit. Policët e tjerë u pozicionuan dhe qëlluan mbi shkurtin. I gjithë fshati e ka parë se si ndodhi kjo ngjarje”, tha ai.
Ndoji ka deklaruar se pasi u vra Boçi, trupin e futën në bagazhin e furgonit të policisë.
“Shkurti nuk ka pasur probleme me drejtësinë”, shtoi ai.
Nga ana tjetër, babi i viktimës, Gjon Boçi ka deklaruar se djali i tij ishte i pafajshëm. Ai theksoi se i ka dërguar letra dhe presidentëve të Republikës së Shqipërisë, kryeministrave dhe Prokurorit të Përgjithshëm në këto vite, për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.
“Kërkoj të drejtën për djalin tim, pasi ai ka qenë i pafajshëm. Presidentëve iu kam çuar letra nga ajo kohë deri sot, po ashtu dhe kryeministrave dhe prokurorit të përgjithshëm. Unë dua të më zbardhet çështja e djalit tim, pasi ai ishte i paarmatosur dhe nuk ishte person i shpallur në kërkim. Mënyra se si ma vranë djalin ishte e papranueshme. Kjo pasi donin të inskenonin një tjetër version për t’u shfajësuar.”, tha Gjon Boçi. Më tej ai shton se pranë trupit të të birit vendosën pranë një pistoletë që nuk ishte e tij. “Dosja voluminoze, nëse ka vullnet mund të zbardhet”, tha ai.
Drejtësi për zbardhjen e ngjarjes ka kërkuar dhe një banor i fshatit, Dedë Margjoka.
“Si fshat kërkojmë zbardhjen e ngjarjes. Isha oficer i Gardës së Republikës.”, tha Margjoka.
Ai theksoi se i riu u vra nga forcat speciale të Laçit dhe Mamurrasit.
Ndërsa një i afërm i të ndjerit, Mark Boçi, pohoi se 30-vjeçarin nuk e vrau një kalimtar i rastit.
“Shkurtin nuk e ka vrarë një kalimtar i rastit. Atë nuk e ka vrarë as policia serbe”, tha ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Rama reagon për herë të parë për përplasjen me Spiropalin: Ishte spektakolare dhe e pabesueshme

Pas protestës para Kryeministrisë, Rama reagon në X: Nuk ka projekt për t’u anuluar

01/06/2026
Protesta e dytë në Tiranë në mbrojtje të Zvërnecit, mijëra qytetarë në derë të Kryeministrisë

Protesta e dytë në Tiranë në mbrojtje të Zvërnecit, mijëra qytetarë në derë të Kryeministrisë

01/06/2026
Berisha-gazetarëve: Po filloi fluturimi i avionëve në Vlorë, zhduket një habitat qindra vjeçar

Berisha-gazetarëve: Po filloi fluturimi i avionëve në Vlorë, zhduket një habitat qindra vjeçar

01/06/2026
Gjykata lë në burg Geraldo Bibën, dhunoi protestuesin në Zvërnec

Gjykata lë në burg Geraldo Bibën, dhunoi protestuesin në Zvërnec

01/06/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Rama reagon për herë të parë për përplasjen me Spiropalin: Ishte spektakolare dhe e pabesueshme

Pas protestës para Kryeministrisë, Rama reagon në X: Nuk ka projekt për t’u anuluar

01/06/2026
Protesta e dytë në Tiranë në mbrojtje të Zvërnecit, mijëra qytetarë në derë të Kryeministrisë

Protesta e dytë në Tiranë në mbrojtje të Zvërnecit, mijëra qytetarë në derë të Kryeministrisë

01/06/2026
Berisha-gazetarëve: Po filloi fluturimi i avionëve në Vlorë, zhduket një habitat qindra vjeçar

Berisha-gazetarëve: Po filloi fluturimi i avionëve në Vlorë, zhduket një habitat qindra vjeçar

01/06/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.