Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

“Taçi Oil” 2.3 milionë euro borxh Milanit, kërkohet sekuestrimi i pasurive

12/05/2015
“Taçi Oil” 2.3 milionë euro borxh Milanit, kërkohet sekuestrimi i pasurive
Share on FacebookShare on Whatsapp

Italianët e “Infront Italy”, që ishin ndërmjetësi i “Taçi Oil” në diskutimet për sponsorizimin e ekipit të Milanit, kërkojnë kthimin e detyrimit dhe shpenzimeve të tjera. “Taçi Oil” ndërkohë ka pezulluar aktivitetin e saj që nga dhjetori i viti 2014…
 
Ambiciet e Rezart Taçit për të pasur një vend nderi në futbollin italian rreth katër vjet më parë, i kanë hapur jo pak telashe atij dhe kompanisë së tij, “Taçi Oil”, që deri dy vjet më parë ishte një nga aktorët kryesorë të tregut të naftës. Krahas problemeve në tregun e brendshëm, “Taçi Oil” duhet të përballet dhe me kërkesat për kthimin e milionave euro te partnerët italianë të dikurshëm.
Shoqëria përmbarimore  “Strati Bailiff`s Service” sh. p. k., ka kërkuar vendosjen e masës së sekuestros konservative mbi aktivet e regjistruara të palës debitore, shoqëria “Taçi Oil International Trading & Supply Company”. Kërkesa është bërë në gjykatë në 22 prill 2015 dhe është regjistruar në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit, pak ditë më parë, në 7 maj.
 Sipas shkresës së drejtuar QKR-së dhe për dijeni kompanisë, urdhri për sekuestro konservative është marrë pasi shoqëria “Taçi Oil International Trading & Supply Company”, sipas një vendimi të Gjykatës së Milanos, i datës 21. 08. 2013, i njohur dhe nga Gjykata Shqiptare duhet t’i paguajë shoqërisë “Infront Italy” srl shumën prej 2.3 milionë euro si dhe shpenzime të tjera për procedurë dhe interesa. Kompania “Infront Italy”, sipas faqes së saj në internet është lider në marketingun ndërkombëtar sportiv.
Ndërkohë, “Taçi Oil International Trading & Supply Company” rezulton në QKR me status të pezulluar, me kërkesë të saj, që nga dhjetori i vitit 2014.

“Taçi Oil” i falimentuari më i madh i sektorit të naftës
“Taçi Oil” përfaqëson falimentin më të madh të sektorit të naftës.  Deri në fund të vitit 2012, kur ofroi 850 milionë euro për blerjen e kompanisë shtetërore të naftës, Albpetrol, Rezart Taçi konsiderohej si një ndër manjatët më të mëdhenj të naftës në vend, me plane të mëdha për të mbyllur ciklin nga prodhimi i naftës e deri te tregtimi me pakicë i saj.
Por viti 2013-a solli një kthesë të menjëhershme në aktivitetin e grupit. Grupi u tërhoq nga blerja e Albpetrol në fillim të 2013-s, pasi nuk arriti të derdhë në shtet shumën e ofruar. Pamundësitë për të shlyer në kohë kreditë çuan në një varg sekuestrosh që sollën edhe falimentin e grupit.
 
Kur “Taçi Oil” kërkonte të bëhej sponsor i Milan
Emri i Rezart Taçit dhe presidentit të kompanisë “Infront”, që sot kërkon kthimin e borxhit, shfaqen në mediat italiane pak vjet më parë, në vitin 2011-n, kur A. C. Milan dhe Rezart Taçi, që në atë kohë cilësohej nga mediat italiane si president i kompanisë më të madhe të naftës në Shqipëri, nënshkruan një marrëveshje sponsorizimi me A. C. Milan për sezonin 2011 – 2012, në cilësinë e Premium Sponsor.
Kjo marrëveshje e rëndësishme, sipas mediave italiane, e arritur në sajë të ndërmjetësimit të “Infront”, këshilltari zyrtar që përkrah skuadrën në kërkimin, seleksionimin dhe administrimin e sponsorve, u zyrtarizua në selinë e Milan në prani të Adriano Galliani, zëvendës president i Klubit, Rezart Taçi, President i “Taçi Oil” dhe Marco Bogarelli, President i “Infront Italy”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Vritet me thikë shefi i policisë në Paris, dyshohet për akt terrorist

Policia e Shtetit konfirmon arrestimin e Eemal Beqirit. U kap nga Forcat Ajrore dhe të Hapësirës në Francë

28/07/2026
Ndahet nga jeta të profesor Artan Pogoni, ngushëllon Berisha: Sporti humbi një personalitet të shquar

Ndahet nga jeta të profesor Artan Pogoni, ngushëllon Berisha: Sporti humbi një personalitet të shquar

28/07/2026
Niveli i ndotjes së ajrit në Tiranë, tri herë më i lartë se norma e lejueshme

Shqipëria primitive, si e përshkruan raporti i DASH vendin: Mos pini nga çesma, mos udhëtoni natën, Tirana e ndotur

28/07/2026
Dhimbje për aktivistin dhe biznesmenin e njohur shqiptar, humb bashkëshorten

Dhimbje për aktivistin dhe biznesmenin e njohur shqiptar, humb bashkëshorten

28/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Vritet me thikë shefi i policisë në Paris, dyshohet për akt terrorist

Policia e Shtetit konfirmon arrestimin e Eemal Beqirit. U kap nga Forcat Ajrore dhe të Hapësirës në Francë

28/07/2026
Ndahet nga jeta të profesor Artan Pogoni, ngushëllon Berisha: Sporti humbi një personalitet të shquar

Ndahet nga jeta të profesor Artan Pogoni, ngushëllon Berisha: Sporti humbi një personalitet të shquar

28/07/2026
Niveli i ndotjes së ajrit në Tiranë, tri herë më i lartë se norma e lejueshme

Shqipëria primitive, si e përshkruan raporti i DASH vendin: Mos pini nga çesma, mos udhëtoni natën, Tirana e ndotur

28/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.