Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Çështja “Doshi”, Gjykata e Lartë kthen edhe Durim Bamin në shtëpi

08/05/2015
Çështja “Doshi”, Gjykata e Lartë kthen edhe Durim Bamin në shtëpi
Share on FacebookShare on Whatsapp

Ka lënë qelinë edhe Durim Bami. Vendimi i sotëm i Gjykatës së Lartë, e kthen atë “në “arrest shtëpie”. Durim Bami ishte i vetmi që ndodhej nën masën e arrestit me burg, të caktuar ndaj tij nga po e njëjta gjykatë, pasi ishte në proces të bashkëlidhur me dy deputetët, Tom Doshi dhe Mark Frroku, në bashkëpunim me të cilët dyshohet se sajoi një skenar për vrasje deputetësh.
Durim Bami është marrë i pandehur për akuzën e kallëzimit të rremë, e njëjta akuzë që rëndon dhe mbi supet e deputetëve Tom Doshi e Mark Frroku.
Durim Bami, njëri ndër protagonistët kryesorë në çështjen “Doshi”, i ishte drejtuar Gjykatës së Lartë, duke kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë nga “arrest në burg” në një masë më të butë. Kërkesa e depozituar në sekretarinë e Gjykatës së Lartë, u shqyrtua sot dhe në përfundim të saj, Gjykata e Lartë vendosi masën e sigurisë “Arrest shtëpie”.
Avokati i 36-vjeçarit nga Fushë-Kruja i kërkoi trupit gjykues shpalljen si të paligjshme të arrestimit te klientit të tij, pasi sipas mbrojtësve ligjore, Bami është arrestuar për një krim që nuk ekziston dhe që nuk ka ndodhur.
Njeriu i cili në dëshminë e filmuar nga deputeti i Shkodrës, Tom Doshi, deklaroi se ishte Ilir Meta dhe Fatjon Skënderaj që kishin paguar 500 mijë euro për të ekzekutuar Doshin.
Durim Bami është personi që deputeti i përjashtuar nga PS, Tom Doshi pretendon se është paguar nga kryeparlamentari Ilir Meta për të vrarë Tom Doshin dhe deputetin demokrat Mhill Fufi më se gjashtë muaj më parë.
Pak ditë më parë, prokuroria ndryshojë akuzën ndaj tij, nga tentative vrasje të funksionarëve publikë në kallëzim të rremë. Ndërkohë, në të gjitha dëshmitë që ka dhënë para hetuesve 36-vjeçari nga Fushë-Kruja ka rrëzuar versionin e deputetit Doshi duke thënë se është porositur prej tij për të sajuar historinë e atentatit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Mijëra qytetarë në protestën e opozitës, Berisha kalon mes protestuesve

Mijëra qytetarë në protestën e opozitës, Berisha kalon mes protestuesve

17/04/2026
Policia ndalon policin që qëlloi në Rrilë, në kërkim autorët dhe shënjestra

Qëllohet me armë zjarri në Tiranë, një i plagosur

17/04/2026
Rëndohet bilanci tragjik në aksidentin e rrugës së Librazhdit

Aksident fatal në Rrugën e Kombit, 2 viktima dhe 5 të plagosur

17/04/2026
Protesta e opozitës dhe koncerti “Muse-X” paralelisht, vetëm disa metra larg njëra-tjetrës

Protesta e opozitës dhe koncerti “Muse-X” paralelisht, vetëm disa metra larg njëra-tjetrës

17/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Mijëra qytetarë në protestën e opozitës, Berisha kalon mes protestuesve

Mijëra qytetarë në protestën e opozitës, Berisha kalon mes protestuesve

17/04/2026
Policia ndalon policin që qëlloi në Rrilë, në kërkim autorët dhe shënjestra

Qëllohet me armë zjarri në Tiranë, një i plagosur

17/04/2026
Rëndohet bilanci tragjik në aksidentin e rrugës së Librazhdit

Aksident fatal në Rrugën e Kombit, 2 viktima dhe 5 të plagosur

17/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.