Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Dosja “Frroku”, Adriatik Llalla dhe dy prokurorë shkojnë në Belgjikë

05/05/2015
Dosja “Frroku”, Adriatik Llalla dhe dy prokurorë shkojnë në Belgjikë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kryeprokurori Adriatik Llalla dhe prokurorët e çështjes së deputetit Mark Frroku shkojnë në Belgjikë për akuzat e ngritura në drejtim të tij në këtë shtet. Mësohet se vizita e Llallës në Belgjikë është zyrtare, ndërsa shoqërohet nga dy prokurorët Madrid Kulloli dhe Rovena Gashi.
Prokurorët pritet që të zhvillojnë takime në lidhje me çështjen në ngarkim të deputetit Frroku.
Para një jave nga Belgjika mbërriti dosja me 2500 faqe për Mark Frrokun, për vrasjen e emigrantit shqiptar Aleksandër Kurti në mars 1999.
Dosja penale për deputetin Mark Frroku u kërkua nga Prokuroria e Përgjithshme e Shqipërisë më datë 28 mars 2015, dy ditë pas arrestimit të deputetit. Pas mbërritjes në Ministrinë e Drejtësisë, dosja penale mësohet se ka nisur të përkthehet në gjuhën shqipe për t’iu vënë më pas në dispozicion Prokurorisë së Përgjithshme.
Ndërkohë, Prokuroria e Përgjithshme ka regjistruar procedim penal për akuzën e vrasjes me dashje ndaj deputetit Mark Frroku, bazuar në një njoftim të shpërndarë nga Interpoli që nga dhjetori i vitit 2014. Bazuar në këtë dosje të hapur, Prokuroria kërkoi arrestimin e Mark Frrokut, i cili ishte lënë ndërkohë në arrest shtëpie nga Gjykata e Lartë për çështjen e “dëshmisë së rreme” në dosjen e deputetit Tom Doshi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

AIDSSH në turin e vendeve të internimit në Lushnjë, Sula: Tranzicioni u soll me hipokrizi ndaj të përndjekurve

AIDSSH në turin e vendeve të internimit në Lushnjë, Sula: Tranzicioni u soll me hipokrizi ndaj të përndjekurve

25/08/2026
Berisha jep detaje të reja për dhunimin e  Ramës më 1997: “Nuk ndoqi procesin gjyqësor. Ishte me një burrë”

Berisha jep detaje të reja për dhunimin e Ramës më 1997: “Nuk ndoqi procesin gjyqësor. Ishte me një burrë”

25/08/2026
Erion Braçe: Më thonë se Tiranën ia kanë premtuar “filanit”

Erion Braçe: Më thonë se Tiranën ia kanë premtuar “filanit”

25/08/2026
Hajduti i motoçikletave në Tiranë, policia operacion për kapjen e tij

Motori përplaset me bordurën në Golem, humbin jetën dy persona

25/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

AIDSSH në turin e vendeve të internimit në Lushnjë, Sula: Tranzicioni u soll me hipokrizi ndaj të përndjekurve

AIDSSH në turin e vendeve të internimit në Lushnjë, Sula: Tranzicioni u soll me hipokrizi ndaj të përndjekurve

25/08/2026
Berisha jep detaje të reja për dhunimin e  Ramës më 1997: “Nuk ndoqi procesin gjyqësor. Ishte me një burrë”

Berisha jep detaje të reja për dhunimin e Ramës më 1997: “Nuk ndoqi procesin gjyqësor. Ishte me një burrë”

25/08/2026
Erion Braçe: Më thonë se Tiranën ia kanë premtuar “filanit”

Erion Braçe: Më thonë se Tiranën ia kanë premtuar “filanit”

25/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.