Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

PE voton Rezolutën: Shqipëria të bëjë më shumë përpjekje për plotësimin e 5 kritereve të KE-së

30/04/2015
PE voton Rezolutën: Shqipëria të bëjë më shumë përpjekje për plotësimin e 5 kritereve të KE-së
Share on FacebookShare on Whatsapp

Parlamenti Europian ka aprovuar me 634 vota pro rezolutën e raportuesit Knut Fleckenstein për progresin në integrimin europian të Shqipërisë. Kjo rezolutë i kërkon Shqipërisë që të bëjë më shumë përpjekje për plotësimin e 5 kritereve të përcaktuara nga Komisioni Europian për hapjen e negociatave të anëtarësimit të vendit. Rezoluta tregon qartë, se ka ende një punë të konsiderueshme për t’u bërë për hapjen e  negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Ndërsa përshëndetet fillimi i zbatimit të ligjit për nëpunësin civil, Shqipërisë i kërkohet që të avancojë në forcimin e kapacitetit të një administrate publike të depolitizuar dhe të bazuar mbi meritokracinë. Vendit i kërkohet të reformojë sistemin e drejtësisë për ta bërë atë të pavarur, efikas dhe të përgjegjshëm. Në rezolutë kërkohet gjithashtu forcimi i të drejtave të njeriut, si dhe thellimi përmes rezultateve konkrete në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Lidhur me këtë të fundit, një nënkusht i rëndësishëm për Shqipërinë i artikuluar jo vetëm në rezolutë por edhe nga Komisioni Europian dhe Këshilli i ministrave është zbatimi i plotë i marrëveshjes së dhjetorit , ku përfshihet dekriminalizimi.
Në rezolutë bëhet thirrje për trajtimin e rasteve me precedentë kriminalë të personave që kanë poste publike.
Rezoluta  Fleckenstein konsideron, se dialogu politik i vazhdueshëm dhe konstruktiv midis forcave politike dhe është premisë kryesore për avancimin e vendit në rrugën e integrimit europian.
Rezoluta tregon qartë, se ka ende një punë të konsiderueshme për t’u bërë për hapjen e  negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Një ditë më parë, në mbledhjen që u zhvillua në Parlamentin Europian për progres-raportin rreth Shqipërisë, raportuesi për vendin tonë, Knut Flackenstein tha 5 nga pikat kryesore të rezolutës nuk janë përmbushur ende nga Shqipëria. Raportuesi i Shqipërisë në Parlamentin Europian, Knut Flackenstein, gjatë mbledhjes në Bruksel ku u zhvillua mbledhja e prezantimit të progres-raportit të viti 2014 për vendin tonë tha se duhet mbështetje nga të gjitha palët për plotësimin e 12 prioriteteve kyçe.
Eurodeputeti Kukan theksoi se politika konfrontuese është pengesa kryesore për të ecur përpara në rrugën drejt integrimit dhe bëri thirrje për më shumë bashkëpunim politik.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

DITA 57/“Arrestoni Ramën, arrestoni Ballukun”

DITA 57/“Arrestoni Ramën, arrestoni Ballukun”

26/07/2026
Rama, kryeministër vetëm për socialistët. Ja çfarë postoi në X

Rama, kryeministër vetëm për socialistët. Ja çfarë postoi në X

26/07/2026
Berisha akuzon Bankën e Shqipërisë për heshtje ndaj “narko-euros”: Ka përgjegjësi të madhe

Berisha akuzon Bankën e Shqipërisë për heshtje ndaj “narko-euros”: Ka përgjegjësi të madhe

25/07/2026
DHËRMI & EMRI/ I qëlluar me armë dhe i zhdukur, nuk dihet fati i 31 vjeçarit nga Tirana

A shoqërohej polici me të kërkuarin e SPAK në Durrës ndërsa dhunuan një person

25/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DITA 57/“Arrestoni Ramën, arrestoni Ballukun”

DITA 57/“Arrestoni Ramën, arrestoni Ballukun”

26/07/2026
Rama, kryeministër vetëm për socialistët. Ja çfarë postoi në X

Rama, kryeministër vetëm për socialistët. Ja çfarë postoi në X

26/07/2026
Berisha akuzon Bankën e Shqipërisë për heshtje ndaj “narko-euros”: Ka përgjegjësi të madhe

Berisha akuzon Bankën e Shqipërisë për heshtje ndaj “narko-euros”: Ka përgjegjësi të madhe

25/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.