Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

IS-i burrave: Rritni mjekrat, prerja e saj është haram

29/04/2015
IS-i burrave: Rritni mjekrat, prerja e saj është haram
Share on FacebookShare on Whatsapp


Grupi po ashtu ka ndaluar banorët e Al-Majadinit që të bartin unazat e fejesës, me arsyetimin se kjo është një traditë e krishterë

Grupi i Shtetit Islamik (IS), ka lëshuar një dekret, duke urdhëruar të gjithë burrat në qytetin Mosul të Irakut që të rrisin mjekrën, me arsyetimin se prerja e qimeve të fytyrës është haram apo e ndaluar me Ligjin e Sheriatit.
Dekreti është postuar në faqen “Syri i Mosulit” në “Facebook”.
Ata që nuk veprojnë në përputhje me dekretin, do të ndëshkohen, thotë “Syri i Mosulit”.
Militantët e Shtetit Islamik kanë lëshuar ndalesa të ngjashme për rruajtjen e mjekrës në pjesë të tjera të Irakut dhe Sirisë, po ashtu duke u bazuar në interpretimin radikal të Ligjit të Sheriatit.
Vëzhguesi Sirian i të Drejtave të Njeriut, grup monitorues me seli në Britani, ka raportuar në muajin dhjetor se IS-i ka vendosur një ndalesë të tillë në qytetin Al-Majadin në lindje të Sirisë.
Grupi po ashtu ka ndaluar banorët e Al-Majadinit që të bartin unazat e fejesës, me arsyetimin se kjo është një traditë e krishterë.

Detyrimet për gjatësinë e mjekrave…
IS-i nuk është grupi i parë radikal që ndalon burrat të heqin mjekrën.
Në vitin 2010, militantët e grupit Hizbul-Islam në Somali kanë urdhëruar burrat në Mogadishu që të rrisin mjekrat dhe të përshtasin mustaqet.
“Secili që shkel këtë ligj, do të përballet me pasoja”, ka kërcënuar në atë kohë Hizbul-Islam.
Sidoqoftë, model kryesor i mjekrës së detyrueshme janë talibanët afganë, të cilët, gjatë sundimit të tyre më 1996-2001, kanë vendosur regjim të rreptë të mjekrës.
Mjekrat e burrave afganë është dashur të jenë aq të gjata sa të kalojnë gjatësinë e një grushti të mbledhur afër mjekrës.
Disa raporte kanë thënë se talibanët kanë zhvilluar mënyra edhe më kreative që të kontrollojnë nëse mjekrat e burrave plotësojnë gjatësinë obligative fetare. Ata kanë detyruar policinë e “moralit” që të kërkojë nga burrat të vendosin mjekrat e tyre brenda një feneri të qelqit, për të parë nëse arrijnë të futen në të.

… Por edhe detyrimet për heqjen e mjekrave
Si reagim ndaj pëlqimit të mjekrave nga islamistët, ka raporte se disa shtete, që kanë frikë nga IS-i, kanë nisur të lidhin mjekrat e gjata me radikalizëm.
Në disa raste, frika nga mjekra ka shkuar shumë larg.
Policia në Taxhikistan është kritikuar këtë javë pasi ka detyruar disa burra myslimanë që të rruajnë mjekrat.
“Ne kemi urdhëruar deparatamentet rajonale të policisë që të bisedojnë me banorët lokalë në lidhje me esktremizmin, por jo të përdorin forcën apo presionin”, ka thënë zëvendësministri i Brendshëm i Taxhikistanit, Ikrom Umarzoda.

Produktet kozmetike për mjekrat, një trendy
Gratë militante natyrisht se nuk mund të rrisin mjekrat, por një grup i tyre që mbështet organizatën radikale Jaish al-Muhajireen ëal-Ansa nga Kaukazi Verior, ka nisur të promovojë një gamë produktesh për kujdes ndaj mejkrës.
Njëri nga këto produkte është shampoja e quajtur “Dëshira për Xhenet”, që thuhet se rrit, trashon dhe zbut mjekrën. Përbërësit e tij përfshijnë xhel aloe vera, vaj jojoba, gjalpë palme, vaj gjarpëri dhe glicerinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

DETAJET/ Ngjarja e rëndë në Memaliaj, si ndodhi vrasja, edhe një i plagosur rëndë

DETAJET/ Ngjarja e rëndë në Memaliaj, si ndodhi vrasja, edhe një i plagosur rëndë

21/04/2026
Pamje filmike nga takimet e Ergys Agasit me Ermal Beqirin dhe Mirlinda Karçanajn në zyrën e Agasit

LISTA/ SPAK sekuestron pasuri mbi 40 milionë euro të Agasit, Beqirit, Karçanaj etj

21/04/2026
Pamje filmike nga takimet e Ergys Agasit me Ermal Beqirin dhe Mirlinda Karçanajn në zyrën e Agasit

SPAK dhe BKH sekuestrojnë pasuritë e grupit të AKSHI, mes tyre vila, skafi dhe miliona euro

21/04/2026
Vrasja në Podgoricë, në kërkim autori i dyshuar – publikohet fotografia

Vrasja në Podgoricë, në kërkim autori i dyshuar – publikohet fotografia

21/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DETAJET/ Ngjarja e rëndë në Memaliaj, si ndodhi vrasja, edhe një i plagosur rëndë

DETAJET/ Ngjarja e rëndë në Memaliaj, si ndodhi vrasja, edhe një i plagosur rëndë

21/04/2026
Pamje filmike nga takimet e Ergys Agasit me Ermal Beqirin dhe Mirlinda Karçanajn në zyrën e Agasit

LISTA/ SPAK sekuestron pasuri mbi 40 milionë euro të Agasit, Beqirit, Karçanaj etj

21/04/2026
Pamje filmike nga takimet e Ergys Agasit me Ermal Beqirin dhe Mirlinda Karçanajn në zyrën e Agasit

SPAK dhe BKH sekuestrojnë pasuritë e grupit të AKSHI, mes tyre vila, skafi dhe miliona euro

21/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.