Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Kosova dhe Shqipëria, mbledhje të përbashkët qeverie, firmosin 11 marrëveshje

23/03/2015
Kosova dhe Shqipëria, mbledhje të përbashkët qeverie, firmosin 11 marrëveshje
Share on FacebookShare on Whatsapp

Është zhvilluar sot mbledhja e përbashkët mes dy qeverive. “Një Tokë, Një Popull, Një Ëndërr” është slogani që Kryeministria Shqiptare ka zgjedhur për këtë takim.
Gjatë fjalës së tij në ceremoninë e mirëseardhjes Rama theksoi se në një vit axhendat e dy qeverive janë bashkuar. Ai theksoi se shqiptarët kudo që janë aspirojnë bashkimin me Evropën e Bashkuar dhe ruajtjen e ekuilibrave në Rajon.
Kryeministri Rama tha gjatë mbledhjes se, shqiptarët janë shembull për bashkëjetesën me etnitë e tjera, prandaj duke u nisur nga vetja ai tha, “kërkojmë njëzëri nga Serbia të garantojë për Preshevën as më shumë e as më pak sa i është lejuar serbëve të Veriut”.
Rama u shpreh më tej se shqiptarët janë gati t’i kthejnë në projekte bashkëpunimi gjithçka të biseduar me Serbinë, me qëllimin e vetëm integrimin në familjen evropiane. Kosova e Shqipëria, sipas Ramës meritojnë vëmendje strategjike nga Europa.
Rama shtoi se Ballkani është sot çelësi për sigurinë dhe harmoninë brenda kontinentit të vjetër.
“Ne kemi zgjedhur realitetin e një populli, një toke dhe një ëndrre, bashkim kombëtar në familjen europine”, shtoi ai.
Më tej kryeministri Rama deklaroi se lënia e Kosovën nën regjimin e vizave është një turp për Bashkimin Europian dhe një padrejtësi cinike për Kosovën.
“Mos heqja e vizave për Kosovën është një paradoks i madh krahasuar me të shkuarën. Regjimi i sotëm i vizave e ka kthyer në një enklavë dëshpëruese. Regjimi i vizave sot është padrejtësi cinike ndaj Kosovës, kjo duhet të marrë fund njëherë e më parë. Nuk cenon vetëm dinjitetin e Kosovës por dhe vetë Europës. Mbajta e Kosovës nën regjimin e vizave është një turp për BE”, tha qartë Rama.
Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa theksoi gjatë fjalës së tij se bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Kosovës duhet të thellohet në sektorin ekonomik. Ne fillim të fjalës së tij Mustafa tu shpreh se realizimi i mbledhjes së dy të përbashkët mes qeverive është realizimi i ëndrrës së hershme për një bashkëpunim të papenguar.
Më tej ai theksoi se “Bashkëpunimi ynë i jep kontribut paqes dhe stabilitetit në rajon. Në fushat që konsiderohen të përbashkëta, të bashkëngjisim politikat tona me rezultate sa më të mundshme. Me tolerancën fetare ne sot jemi shembull në mbarë botën. Po ashtu Shqipëria dhe Kosova janë krah vendeve partnere në luftën kundër terrorizmit të kryesuar nga SHBA”.
Kryeministri i Kosovës nënvizoi se marrëdhëniet ekonomike kanë mbetur pa krahasuar me marrëdhëniet në fushat e tjera mes dy vendeve.
Kryeministri Mustafa theksoi se integrimi euroatlantik për te dyja vendet është i sigurt. Ai cilësoi se stacioni i fundit është rrugëtimi ne Bruksel.

Në axhendë është parashikuar diskutimi i 11 marrëveshjeve mes tyre:
1. “Bashkëpunimi i ndërsjellë në Fushën e Sigurisë”.
2. Memorandum mbi “Forcimin e Bashkëpunimit në Fushën e Kontrollit të Brendshëm”.
3. Protokoll mbi “Shfrytëzimin e Përbashkët të Pajisjeve për Kontrollin e Kufirit”.
4. Protokoll “Për Ndjekjen e Menjëhershme Ndërkufitare”.
5. Memorandum i Mirëkuptimit “Për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet Ministrive të Financave”.
6. Marrëveshje e Bashkëpunimit për “Organizimin e Përbashkët të Mësimit të Gjuhës Shqipe dhe të Kulturës Shqiptare në Diasporë dhe në Mërgatë”.
7. Marrëveshje e “Bashkëpunimit në Fushën e Arsimit të Lartë dhe Kërkimit Shkencor”.
8. Marrëveshje për “Bashkërendim Institucional për Përparimin dhe Zhvillimin Profesional të Mësimdhënësve në Arsimin Parauniversitar”.
9. Protokoll “Për Zbatimin e Marrëveshjes Kuadër Ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për Bashkëpunimin në Nxitjen dhe Lehtësimin e Tregtisë”.
10. Memorandum “Mbi bashkëpunimin në fushën e bujqësisë dhe zhvillimit rural”.
11. Memorandum Bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë së Kulturës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Kulturës ë Kosovës.

 
 
 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

GENC POLLO/ Midis Shilës e Karibdit: dilema moralo-politike kundrejt  “McGonigal-it” si minues i demokracisë

GENC POLLO/ Qeni biblik dhe shanset tona për një anëtarësimi të plotë në BE 

04/03/2026
FAKT & FAKE/ Cili është lajmi, ai që ndodh në titull, apo ai që ndodh në fund të tekstit të kronikës

Arrestohet në Dibër i kërkuari ndërkombëtar Klodian Llomi, plagoset një efektiv i “Shqiponjave”

04/03/2026
Flet Violeta Geca, gruaja që goditi Erion Velinë

Rrahjet në IKMT dhe bashkinë e Tiranës, një i shpallur në kërkim dhe një i arrestuar

04/03/2026
Iran International: Mojtaba Khamenei zgjidhet si pasues i mundshëm i Liderit Suprem

Iran International: Mojtaba Khamenei zgjidhet si pasues i mundshëm i Liderit Suprem

04/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

GENC POLLO/ Midis Shilës e Karibdit: dilema moralo-politike kundrejt  “McGonigal-it” si minues i demokracisë

GENC POLLO/ Qeni biblik dhe shanset tona për një anëtarësimi të plotë në BE 

04/03/2026
FAKT & FAKE/ Cili është lajmi, ai që ndodh në titull, apo ai që ndodh në fund të tekstit të kronikës

Arrestohet në Dibër i kërkuari ndërkombëtar Klodian Llomi, plagoset një efektiv i “Shqiponjave”

04/03/2026
Flet Violeta Geca, gruaja që goditi Erion Velinë

Rrahjet në IKMT dhe bashkinë e Tiranës, një i shpallur në kërkim dhe një i arrestuar

04/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.