Të dy në New York, Jennnifer Lopez jep 1 milionë USD ndihma...

Të dy në New York, Jennnifer Lopez jep 1 milionë USD ndihma për dëmet e uraganeve në SHBA, Edi Rama jep 10 herë më pak

101
0
Shares

Nëpërmjet një vendimi të fundit të Këshillit të Ministrave pas propozimit të vetë Edi Ramës, Shqipëria do të japë ndihmë financiare prej 100 mijë dollarësh për Shtete e Bashkuara të Amerikës, me rastin e shkatërrimeve nga uraganet e fuqishëm, që përfshinë këtë vend!!
“Dhënien e ndihmës financiare, nga Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë për qeverinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në shumën 100 000 (njëqind mijë) dollarë amerikanë, për lehtësimin e pasojave të dëmeve të shkaktuara nga erërat e forta dhe përmbytjet e muajit shtator 2017”, thuhet në Vendimin e Këshillit të Ministrave.
Ky vendim vjen ndërsa kryeministri Shqiptar Edi Rama, vazhdon vizitën në New York të SHBA-ve.
Ndërkohë, që këtë “lajm” me zor e gjen në mediat shqiptare”, mediat ndërkombëtare dje dhe sot, “u çanë”, për ndihmën për të njëjtën arsye, prej 1 milion dollarësh, që ka dhënë këngëtarja e njohur Jennnifer Lopez.
Jennnifer Lopez u bashkua me Andrew Cuomo , guvernatorin e New Yorkut, teksa në një konferencë për shtyp (me gjasa disa metra larg kryeministrit Edi Rama) njoftoi se do të dhurojë një milion dollarë për të prekurit nga uragani në Porto Riko dhe në Karaibe.
Ajo bëri të ditur se iniciativën për ndarjen e këtij fondi, e ka marrë së bashku me burrin e saj Alex Rodriguez. DRONI.al

Vendimi i Qeverisë shqiptare

DHËNIEN E NDIHMËS FINANCIARE, NGA KËSHILLI I MINISTRAVE I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË PËR QEVERINË E SHTETEVE TË BASHKUARA TË AMERIKËS, PËR LEHTËSIMIN E PASOJAVE TË DËMEVE TË SHKAKTUARA NGA ERËRAT E FORTA DHE PËRMBYTJET NË SHTATOR 2017

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 5, të ligjit nr. 9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 13, të ligjit nr. 130/2016, “Për buxhetin e vitit 2017”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Dhënien e ndihmës financiare, nga Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë për qeverinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në shumën 100 000 (njëqind mijë) dollarë amerikanë, për lehtësimin e pasojave të dëmeve të shkaktuara nga erërat e forta dhe përmbytjet e muajit shtator 2017.
2. Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, në programin buxhetor “Mbështetje diplomatike jashtë shtetit”, t’i shtohet kundërvlera në lekë e fondit prej 100 000 (njëqind mijë) dollarësh amerikanë, shpenzime korrente, për t’u përdorur si ndihmë financiare për lehtësimin e pasojave të dëmeve të shkaktuara nga erërat e forta dhe përmbytjet e muajit shtator 2017 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
3. Ky fond të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, miratuar për vitin 2017.
4. Ngarkohen Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe Ministria e Financave dhe Ekonomisë për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY