Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

PROJEKTI/ “Nuk keni parë asgjë akoma”, lali Eri do të trefishojë taksat në Tiranë

24/09/2017
PROJEKTI/ “Nuk keni parë asgjë akoma”, lali Eri do të trefishojë taksat në Tiranë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Fryhet sërish fatura e ujit. Nuk bëhet fjalë për vlerën e shpenzuar për metër kub, por rritjen e çmimit të tarifës së pastrimit për mijëra banorë që kanë populluar prej pak vitesh zonën e Kasharit, Farkës e Dajtit. Nga muaji që vjen, përveç tarifave e taksave të tjera, në faturën e UKT-së ata do të paguajnë 250 lekë më shumë.
Për këtë, bashkia bën një ristrukturim të ndarjes territoriale sipas zonave, duke futur në pjesën qendrore edhe tri zonat e lartpërmendura. Më konkretisht, atyre thuajse iu 3-fishohet tarifa për pastrimin dhe largimin e mbeturinave, nga 170 lekë në muaj, bëhet 420 lekë. Arsyetimi i bashkisë në relacionin shpjegues është se këto zona ndotin njëlloj me ato në qendër e për pastrimin e tyre nevojiten të njëjtat burime.
“Bazuar në ndryshimet e planit rregullues të Tiranës, një pjesë e zonave, që deri pak kohë më parë cilësoheshin rurale, janë shndërruar në zona urbane, në të cilat trajtimi i mbetjeve urbane është i unifikuar me atë të zonës qendrore. Mbështetur në sa më sipër, shihet i nevojshëm rregullimi i nivelit të tarifë së trajtimit të mbeturinave për disa zona të konsideruara deri më tani rurale, konkretisht një pjesë të territorit të njësive administrative Dajt, Kashar dhe Farkë, në të cilat niveli i mbetjeve urbane dhe kosto e shërbimit për trajtimin e mbetjeve është i njëjtë me nivelin e shpenzimeve të tyre brenda qytetit”, citohet në relacionin e Bashkisë, e cila ka vendosur të përjashtojë nga kjo tarifë si dhe taksa për infrastrukturën arsimore, të gjithë administratorët e pallateve dhe fermerët.
Në të njëjtin projektvendim thuhet që edhe fushat e lojërave te Parku i Liqenit Artificial, që deri dje ishin falas, do të shfrytëzohen kundrejt një pagese që varion nga 100-400 lekë/orë/person.

Projektvendimet
Këshilli bashkiak ka caktuar mbledhjen e radhës, të enjten e javës që vjen në orën 18:00 për të miratuar një sërë projektvendimesh.
Më konkretisht, në datën 28 shtator, pritet të miratohen treguesit për realizimin e buxhetit për vitin 2016, disa ndryshime në planin buxhetor afatmesëm 2017 – 2019, akordimin e fondit të emergjencave për disa familje të prekura nga rrëshqitja e tokës në njësinë nr. 6 në Kombinat, shpërblimin e zjarrfikësve për përballimin me sukses të situatës së zjarreve në stinën e verës si dhe të tjera.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Kush ishte mbrapa sulmit të sotëm që gati ndali internetin

SHBA sekuestron faqet iraniane që kryen sulme kibernetike, mes tyre edhe ‘homeland’

20/03/2026
4 mijë rrënjë kanabis në shtëpinë e drejtorit të burgut të Rrogozhinës

Lirohet nga qelia drejtori i burgut të Rrogozhinës, magazinat me kanabis, në kërkim vëllai

20/03/2026
CEREMONIA/ Mijëra besimtarë falën Namazin në Sheshin Skënderbej

CEREMONIA/ Mijëra besimtarë falën Namazin në Sheshin Skënderbej

20/03/2026
FOTO/ “Blindohen” burgjet në Shqipëri, qindra kamera sigurie

I arrestuar, humb jetën në burgun te ‘Mine Peza’ në Tiranë

20/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Kush ishte mbrapa sulmit të sotëm që gati ndali internetin

SHBA sekuestron faqet iraniane që kryen sulme kibernetike, mes tyre edhe ‘homeland’

20/03/2026
4 mijë rrënjë kanabis në shtëpinë e drejtorit të burgut të Rrogozhinës

Lirohet nga qelia drejtori i burgut të Rrogozhinës, magazinat me kanabis, në kërkim vëllai

20/03/2026
CEREMONIA/ Mijëra besimtarë falën Namazin në Sheshin Skënderbej

CEREMONIA/ Mijëra besimtarë falën Namazin në Sheshin Skënderbej

20/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.