Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Basha: Të votojmë Vetting-un pas qeverisë teknike

23/02/2017
Basha: Të votojmë Vetting-un pas qeverisë teknike
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kreu i Partisë Demokratike ka deklaruar në protestën e PD-së se opozita nuk ka frikë nga Vettingu. Ai kërkoi një pakt për një qeveri teknike me vullnet të mirë për zgjedhje të lira dhe korrigjim të shtatë ligjeve të reformës në drejtësi, e më pas të bëhet Vettingu.
Ai kërkoi që maxhoranca ti hapë rrugë qeverisë teknike e të ndryshojë shtatë ligjet, atëherë opozita do të jetë aty. Në të kundërt, për Bashën kjo çështje do të zgjidhet me qytetarët.
Ndërsa ish-kryeministri Sali Berisha tha se, “në sallën e Parlamentit fshihen mbi 19 kriminelë” dhe se, “Edi Rama është i lidhur familjarisht me klanet e kokainës”.
“Rama është kryebandit dhe “serial killer” që ka në dorë ekzekutivin e vendit”, deklaroi Berisha.

Fjala e plotë e Lulzim Bashës

Nga ky shesh dua t’ia bëj fare të qartë atyre dhe çdokujt që mund të ketë gënjyer. Partia Demokratike e bëri detyrën e vetë në Parlament. Ne e mbaruam detyrën tonë dhe jemi krenarë për ndryshimet kushtetuese që i hapën rrugë një drejtësie të pavarur që nuk mbron por lufton krimin dhe korrupsionin. Ishin ata që përjashtuan opozitën nga 7 ligjet duke thyer premtimin që dhanë përballë partnerëve tanë euroatlantikë. E përjashtuan me qëllim që të kapin institucionet e reja të drejtësisë. Sot për këto institucione të reja të drejtësisë kjo mazhorancë që e ka frikë reformën në drejtësi propozon 29 kandidatë për 27 pozicione. Pra nuk ka zgjedhje, ka emërime. Edi Rama dhe Ilir Meta duan ti emërojnë vetë në vend që të lejojnë zgjedhjen e më të mirëve e më të aftëve, më të pakorruptuarve për të ndërtuar drejtësinë që duan shqiptarët.
A mund ta pranojmë ne këtë?!
A mund të pranoni një drejtësi të kapur nga Edi Rama?!
Kujt i shërben një drejtësi e kapur nga Edi Rama?!
Kurrsesi nuk mund ta pranojmë por nëse në të vërtetë janë ata që nuk kanë frikë nga Vetingu, ju them që menjëherë pas paktit për një qeveri të vullnetit të mirë për zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe pas korrigjimit të 7 ligjeve sipas vërejtjeve konsensuale të opozitës, urdhëroni ta bëjmë Vettingun e të shohim kush ka frikë nga drejtësia e pavarur.
Kush ka frikë nga gjyqtarët dhe prokurorët e pa kapur?!
Ata që e kanë lidhur fatin e tyre me bandat?!  Ata që kanë vjedhur dhe shpërdoruar qindra e miliona euro në çdo sektor apo opozita që e ka lidhur fatin e saj me fatin e qytetarëve shqiptarë?!
Partia Demokratike do ta votojë dhe do ta çojë përpara reformën në drejtësi por vetëm sipas përcaktimeve europiane të Kushtetutës së Shqipërisë sipas votës historike të 22 korrikut. Ne do ta hapim këtë rrugë bashkë me qytetarët shqiptarë. Nëse nuk tremben nga drejtësia e pa kapur le ti hapim rrugë qeverisë teknike, le të ndryshojmë së bashku 7 ligjet që i bënë përshesh për të kapur drejtësinë dhe ne do të na kenë aty atëherë bashkë me qytetarët shqiptarë do ta zgjidhim çështjen e zgjedhjeve të lira e të ndershme dhe çështjen e drejtësisë së vërtetë për qytetarët shqiptarë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

DEKLARATA/ Gjykatat në kolaps, sërish mbi 150 mijë çështje stok

DEKLARATA/ Gjykatat në kolaps, sërish mbi 150 mijë çështje stok

12/05/2026
Këlliçi: Seanca në Komisionin e Jashtëm, qeveria fsheh dështimet e integrimit

Këlliçi: Seanca në Komisionin e Jashtëm, qeveria fsheh dështimet e integrimit

12/05/2026
VLORË/ Gjendet pa jetë 32 vjeçarja në Plazh

VLORË/ Gjendet pa jetë 32 vjeçarja në Plazh

12/05/2026
GJKKO nuk konsideron 50 mijë euro nga Meta, e lë në arrest

Prokuroria tërhiqet nga një akuzë ndaj Metës. 2 media u paguan të publikojnë mashtrime

12/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DEKLARATA/ Gjykatat në kolaps, sërish mbi 150 mijë çështje stok

DEKLARATA/ Gjykatat në kolaps, sërish mbi 150 mijë çështje stok

12/05/2026
Këlliçi: Seanca në Komisionin e Jashtëm, qeveria fsheh dështimet e integrimit

Këlliçi: Seanca në Komisionin e Jashtëm, qeveria fsheh dështimet e integrimit

12/05/2026
VLORË/ Gjendet pa jetë 32 vjeçarja në Plazh

VLORË/ Gjendet pa jetë 32 vjeçarja në Plazh

12/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.