Një oficer policie u sulmua në orët e para të mëngjesit me armë në zonën e Mirditës. Autore të paidentifikuar qëlluan me bresheri arme banesen e shefit te qarkullimit te Mirdites, Gjovalin Toma, njofton policia. Ky është rasti i dyte në harkun e tri ditëve që një oficer i lartë policie sulmohet nga grupe të paidentifikuara apo që ia dalin ti ikin policisë. Nëndrejtori i policisë së Elbasanit u sulmua nga një makinë ndërsa ai ishte në aksion.
Informacioni i policisë
Me datë 23.09.2017, rreth orës 01:43, është marrë njoftim se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të banesës së shtetasit Gj.T. 53 vjeç, banues Ishull Shëngjin në Lezhë, me detyrë shef i Seksionit të qarkullimit rrugor në Komisariatin e Policisë Mirditë.
Për pasojë nuk ka pasur të lënduar në njerëz vetëm dëme materiale.
Në vendngjarje menjëherë kanë mbërritur grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, që po hetojnë për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.
Janë ngritur pika kontrolli si dhe po bëhet krehja e zonës me qëllim kapjen e autorëve të kësaj ngjarjeje.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/