Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

“Kam ruajtur një pushkë për ty”, Teuta rrëfen tmerrin e 47 vjetëve dhunë

21/09/2017
“Kam ruajtur një pushkë për ty”, Teuta rrëfen tmerrin e 47 vjetëve dhunë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Teuta Muçaj, nënë e 4 fëmijëve, sot 62 vjeçe ka rrefyer për Shkodranews se si bashkëshorti i saj Shefqet Muçaj e ka dhunuar sistematikisht që në momentet e para kur janë martuar duke tentuar edhe ta vrasë me thikë. Teuta shprehet se ka duruar deri tani për shkak të fëmijëve por edhe mungesës së një shtëpie.

“Jetoj me shumë frikë sepse burri im është kapur tre herë me armë, dy herë ka thyer urdhërin e mbrojtjes dhe sërish gjykata e Shkodrës e ka lënë me masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’.  Kur lëshohet tre herë pasi kapet me armë dhe pas dy herësh që thyen urdhërin e mbrojtjes, ai  fare mirë mund të vijë dhe të më vrasë. Pasi u la me ‘arrest shtëpie’ i kam dërguar letër, Ministrisë së Drejtësisë sepse dikush ka paguar para që bashkëshorti im të mos dënohet sepse nuk është dënuar asnjëherë deri tani. Nuk kërkoj asgjë tjetër veçse drejtësi që deri tani më është mohuar. Kam 47 vite që jetoj me burrin që kam. Që në momentet e para më ka dhunuar. Më ka rrahur sistematikisht pa patur asnjë arsye. Këtë e ka bërë në sy të fëmijëve, të njerëzve të tjerë. Ka arritur deri aty sa të marrë thikën për të më vrarë. Burri im është pijanec dhe gjithnjë është marrë me femra të tjera. E vetmja që kam punuar dhe rritur fëmijët jam unë. Atij nuk i thënë kush ndonjëherë a u lodhe. Unë nuk kam patur ku të shkoj sepse s’kam as motër, as vëlla dhe prindërit më kanë vdekur ndaj edhe kam duruar edhe për hatrin e 4 fëmijëve. Fëmijët janë të rritur dhe të gjithë jetojnë jashtë Shqipërisë, kam dy djem dhe dy vajza. Vetëm unë kam punuar dhe sërish burri më ka dhunuar pa pushim”.

Në vitin 1998 bashkëshorti i saj ka arritur deri aty sa t’ia drejtojë automatikun njërës prej vajzave kur ajo ishte vetëm 17 vjeçe.

“Ishim duke ndenjur në shtëpi kur burri nisi të më godasë siç e kishte zakon ai. Më rrahu shumë dhe në një moment vajza e vogël që në atë kohë ishte vetëm 17 vjeçe i thotë çfarë ke ma mamin që po e godet, a mund të na tregosh edhe në si fëmijë se çfarë të ka bërë. Në atë moment bashkëshorti doli dhe shkoi në dhomë, mori një automatik që unë nuk e dija se e kishte në shtëpi dhe erdhi. E shtriu vajzën në divan, i vuri një jastëk sipër dhe ia drejtoi automatikun në fytyrë duke tentuar ta vrasë. Në atë moment unë bërtita dhe shumë shpejt u ul një komshi, i moshuar dhe erdhi duke i folur deri sa e qetësoi. Unë lajmërova policinë dhe erdhi policia. I drejtoi automatikun edhe atyre por e kapën dhe e çuan në polici. Ky rast ka ndodhur në vitin 1998”.

Në një moment Shefqet Muçaj i ka kërkuar falje përmes djalit të tyre Teutës me gojë dhe me shkrim. 62 vjeçarja e ka pranuar faljen por sapo ka shkuar për t’i dërguar ushqim sërish e ka goditur.

“Pasi më kishte rrahur sërish, unë kam qëndruar në shtëpinë time sepse e kam marrë një shtëpi nga shteti i atëhershëm. Erdhi djali i vogël nga jashtë dhe shkoi për ta takuar babain e tij. Atje i ka folur duke i këshilluar se nëna të ka duruar gjithë këto vite dhe përse vazhdon kështu. Ai i ka kërkuar falje dhe i ka thënë se më kërkojë edhe mua. Shkova bashkë me djalin dhe u çua në këmbë, më përqafoi dhe tha më fal. Faljen e shkroi edhe në letër. Pasi djali iku nga Shqipëria unë mora gjellën dhe shkova për t’i dhënë me ngrënë sepse s’ka kush i gatuan. Erdhi dhe sapo më pa, ishte i dehur nisi të më shajë. Mora të iki kur më kapi në dorë dhe mori një levë hekuri duke më goditur derisa ashtu arrita të largohem prej tij”.

Teuta ka marrë një urdhër mbrojtje para afro dy muajve por bashkëshorti i saj e ka thyer dy herë urdhërin e mbrojtjes duke e dhunuar 62 vjeçaren dhe duke i thënë se një pushkë e kam ruajtur për ty! Si Teuta në Shkodër ka edhe shumë gra të tjera të cilat janë pre e dhunës për vite me radhë dhe jeta e tyre është në rrezik. Policia e Shkodrës çdo ditë në komunikatat për shtyp konfirmon 3-4 raste në ditë të dhunës në familje, kryesisht burra që dhunojnë gratë e tyre./ShkodraNews

 

Tags: BurridhuneTeuta

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026
Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

25/03/2026
Apeli i Posaçëm lë në burg Jorgo Goron

Apeli lë në fuqi vitet e burgut për Jorgo Goron e Himarës

25/03/2026
Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK, ballafaqim me deklaratat e ish kolegëve

Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK, ballafaqim me deklaratat e ish kolegëve

25/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Irena Gjoka do të vijojë gjykimin e Berishës

SPAK kërkon pushimin e procedimit penal ndaj Irena Gjokës, nuk merr parasysh as faktin se ajo caktoi avokat për çështjen në Greqi

25/03/2026
Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026
Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

25/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.