Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Trump shpall gjendjen e emergjencës, uragani “Maria” prek brigjet e Puerto Ricos

20/09/2017
Trump shpall gjendjen e emergjencës, uragani “Maria” prek brigjet e Puerto Ricos
Share on FacebookShare on Whatsapp

Brigjet e shtetit Puerto Rico i ka  prekur uragani i dytë i fuqisë maksimale “Maria”. Stuhia e kategorisë së pestë u lëshua me të gjithë furinë e saj në St. Croix, një ditë pasi la pas një vazhdë shkatërrimesh në Dominica, e tani ka goditur territorin amerikan me erëra që mbërrijnë shpejtësinë 250 km në orë. Uragani i dhunshëm po lëviz pothuajse në të njëjtën trajektore me “Irmën”, edhe ajo e kategorisë së pestë dhe me një formë shkatërrimtare. Guvernatori i Puerto Ricos u drejtoi më herët banorëve një thirrje të qartë: gjeni streha të sigurta, përndryshe rrezikoni jetën!, raporton The Telegraph. Zyrtarët druhen se, mbetjet e lëna më herët nga “Irma” mund të kthehen tani në një element tejet të rrezikshëm nga erërat e forta të “Marias”. Gjithashtu ka shqetësime se reshjet e dendura të shiut mund të shkaktojnë rrëshqitje dheu, ndërsa në zonat e ulëta, stuhia parashikohet të ngrejë dallgë deri në 3 metra të larta. Puerto Rico ka qenë një parajsë e mbrojtur për njerëzit, që u janë larguar këto javët e fundit ishujve të tjerë të shkatërruar të Karaibeve. Por tani, edhe ai vet është në rrugën e një tjetër stuhie shkatërrimtare. Presidenti Donald Trump ka shpallur gjendjen e emergjencës për Puerto Ricon dhe ishujt Virgin, si dhe ka autorizuar Departamentin e Sigurisë Kombëtare dhe Agjencinë Federale të Emergjencave për të koordinuar të gjitha përpjekjet e shpëtimit. Një tjetër stuhi, stuhia tropikale “Lee” po pason nga lindja uraganin “Maria”, por nuk parashikohet nga meteorologët që t’iu afrohet Karaibeve.

Tags: MariaPuerto ricouragan

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Një biznesmene dhe doganieri arrestohen në Rinas

E kapën kinezen me një çantë plot me euro dhe dollarë

23/01/2026
“Provat e reja, prokurorët janë të bindur se Veliaj intimidon”

Çfarë kërkon të arrijë Veliaj përmes padisë ndaj Prokurorit Ols Dade. Nuk preket Dumani

23/01/2026
Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

22/01/2026
“Nuk është ajo që e mori Palloshin me vete në Ankara, është ai që mori Lubinë”

“Nuk është ajo që e mori Palloshin me vete në Ankara, është ai që mori Lubinë”

22/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Një biznesmene dhe doganieri arrestohen në Rinas

E kapën kinezen me një çantë plot me euro dhe dollarë

23/01/2026
“Provat e reja, prokurorët janë të bindur se Veliaj intimidon”

Çfarë kërkon të arrijë Veliaj përmes padisë ndaj Prokurorit Ols Dade. Nuk preket Dumani

23/01/2026
Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

22/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.