“Qeveria u hoqi të rinjve në Dibër mundësinë për edukim dhe pasi i përzuri studentët, godinën e universitetit ia jep bashkisë së fituar me paratë e kanabisit,”-shkruan kreu i PD Lulzim Basha në FB duke publikuar shqetësimin e një qyteyari dibran.
Mesazhi i qytetarit
“Përshëndetje Kryetar! Nga Peshkopia po ju paraqesim një shqetësim që kanë dibranët sot:
Prej vitit 2013 – 2014, pasi këta rilindasit “famoze” mbyllën universitetin, filialin e UAMD në Peshkopi, godina e rikonstruktuar për bukuri nga qeveria jonë, (ish-gjimnazi që u bë universitet), prej 4-vjetësh rri bosh, megjithëse në Peshkopi vazhdon mësimi në klasa me 40 nxënës. Dhe më e keqja, në arsimin fillor në Peshkopi vazhdon ende edhe sot mësimi me 2-turne (cikli i ulët).
Por kjo s’është asgjë. Tani duan që këtë godine arsimore, më e rëndësishmja në Dibër dhe memorja e vetme historike e arsimit këtu, ta kthejnë në zyra për të kaluar aty Bashkinë Diber, drejtuar teorikisht nga PS, por praktikisht nga injoranca, nga PDIU… etj, kthyer në plaçkë tregu…etj etj.
Bashkia, jo vetëm që i ka ambientet e saj, qe ia kemi lënë model, por edhe mundësi këmbimi me godinen ku sot janë institucione koti si Qarku, Prefektura etj., ka.
Këtu po merr fund çdo gjë, këta qenkan të tmerrshëm, mbyllin shkollat për të bërë zyra për militantet, pasi ngaqë kanë shtuar numrin e personelit në administratë disafish, sa nuk i nxenë (nuk i marrin zyrat), tani të gjithë këta injorantë që rrinë në zyra kot, duan zyra plus dhe i duan aty në qëndër të qytetit, duke kthyer godinen e universitetit në zyra të bashkisë! Sapo kanë filluar procedurat e transeferimit, lirimit të ambienteve…etj. Të fala nga Peshkopia”
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/