Patozi-Bashës: Ne jemi shumicë brenda PD, provoje

Patozi-Bashës: Ne jemi shumicë brenda PD, provoje

156
0
Shares

Kreu i kundërshtarëve të Bashës në PD, Astrit Patozi tha sonte se pjesa që ai përfaqëson është shumicë në PD dhe se kryetari aktual i PD duhet ta testojë këtë fakt.

Ai tha në Top Story se ka një alternativë të brendshme në PD, që sipas tij e bën partinë më përfaqësuese.

“Unë bashkë me kundërshtarët e Lulzim Bashës dhe këtë fluks demokratësh janë shumë më tepër sesa të përjashtuarit nga lista për deputetë. Kush hap debatin e listës do ta fshehë problemin”, deklaroi ai.

Sipas Patozit përçarja e partisë shmanget duke njohur kritikët si alternativë dhe testimi i kësaj alternative.

“Që ne të vazhdojmë bashkë, që kjo parti të mos shkërmoqet, duhet që Basha ta njohë si alternativë dhe ta njohë sesa vlen. Ne mendojmë se sot jemi shumica, mund të jemi gabim, por duhet të provohet. Por, alternativa “Basha” është e dështuar dhe kjo është e provuar”, tha Patozi.

Mungesa e përfaqësimit, tha Patozi, është problemi kryesor që duhet zgjidhur sa më parë brenda PD dhe për këtë, ai thotë se alternativa që përfaqëson do t’i imponohet Bashës.

“Ne do t’i imponohemi zotit Basha dhe kujtdo tjetër që mund të qëndrojë para dhe pas tij. Nëse dikush ka diçka në dorë në PD, duhet ta bëjë për mirë, ashtu siç po kërkojmë ne. Do të imponohemi që të vendosen rregulla loje dhe të vendoset menjëherë përfaqësimi. Demokratët kërkojnë që të vendoset përfaqësimi dhe më pas rregulla të qarta loje që të mos na ndodhë kjo thagmë që na ndodhi”, vijoi ai.

Thirrja e Patozit për Lulzim Bashën ishte një.

“Një kryetar që i kanë ikur 220 mijë bletë nga zgjoi në pak vite, duhet të ketë pak koshiencë. Nëse e ka këtë, ka vend për të negociuar dhe bashkëpunuar, nëse jo, do të ishte fundi i asaj partie dhe unë nuk e uroj. Ne nuk jemi kundërshtarë të zotit Basha! Ne kemi kundërshtar Edi Ramën! Na mjafton dhe tepron. Ne jemi alternativë e Bashës, sepse mendojmë që politika nuk mund të funksionojë kështu”, u shpreh ai.

Patozi shprehu bindjen se alternativa nuk do të tërhiqet edhe nëse kundër saj del ish-kryedemokrati, Sali Berisha.

“Nëse zoti Berisha do të na dalë përballë, ne do të jemi edhe kundër tij. Nëse Berisha del dhe të thotë është kundër alternativës, do të jemi edhe kundër tij. Kjo është shumë e thjeshtë!”, tha Patozi.

Ish-kreu i grupit parlamentar demokrat komentoi kritikat e Sali Berishës ndaj Bashës ne emisionin Fakt te Cim Pekes.

“Aty u thanë disa të vërteta, por të vërtetat në politikë duhen thënë në kohën e duhur. Kur thuhen me vonëse, apo me shumë vonesë nuk na duhen më për arkivë. Megjithatë, të vërtetat duhen konsideruar të tilla dhe duhen mirëpritur. Të dy protagonistët, Sali Berisha si lider historik dhe Lulzim Basha si kryetari i PD, pranojnë faktin që PD është në krizë përfaqësimi. Pra ai grup parlamentar nuk përfaqëson PD, por përfaqëson Bashën, pra është një listë personale”, deklaroi AstritPatozi në Top Story.

Patozi tha se nuk kritikon Bashën për shkak të listës, ndërsa pranoi se në katër vitet e fundit, ndjehej e fortë hija e Sali Berishës në drejtimin e PD.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY