Berisha kerkon ndertimin e hekurudhes Milot-Prizren, te bien doganat

Berisha kerkon ndertimin e hekurudhes Milot-Prizren, te bien doganat

244
0
Shares

Ish Kryeministri Berisha ka kerkuar sot nga qeverite e Kosoves dhe Shqiperise tye nisn hekurudhen Milot-Prizren dhe nderkohe te heqin doganat mes dy vendeve.

Berisha pati sot nje takim me Zëvëndës Kryeministrin e Parë dhe Ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, zotin Behgjet Pacolli.

Image may contain: 2 people, suit and indoor

“…Në këtë kuadër theksova se përparësi me të madhe duhet të marri hekurudha Milot – Prizren, e cila është jetike për Kosovën por dhe për rajonin në tërësi. Ndërtimi hekurudhës do të plotësonte korridorin më fizibël të rajonit dhe natyrisht kjo edhe për Shqipërinë dhe për Kosovën do kishte një interes të jashtëzakonshëm. Së bashku me autostradën, hekurudha e bën Kosovën vend me porte të vetat. Theksova se duhet të punohet në mënyrë që hiqen barrierat midis dy vendeve dhe kufiri të jetë thjesht administrativ. Gjërat kombëtare e kanë fizibilitetin më të lartë se çdo gjë tjetër, doganat duhet të jenë vetëm në kufijtë e jashtëm të dy vendeve dhe jo midis dy vendeve.

Nga ana tjetër marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Kosovës kanë shumë çështje për t’u zgjidhur, një ndër to është çështja e shtetësisë. Të gjitha vendet e Ballkanit prej shumë vitesh kanë zgjidhur këtë problem përveç Shqipërisë, e cila duket se ka mbetur peng i fobive të të tjerëve ndaj shqiptarëve”, ka shpjeguar Berisha.

Image may contain: 2 people, people smiling, people standing and suit

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY