Shqipëria, ndihmë SHBA-së, miratohet nga qeveria shuma e dollarëve

Shqipëria, ndihmë SHBA-së, miratohet nga qeveria shuma e dollarëve

220
0
Shares

Qeveria e Shqipëriasë miratoi sot një vendim për të ndihmuar SHBA pas uraganeve të fundit që goditën këtë vend.

Të paktën 100 mijë dollarë është paketa e ndihmës së qeverisë shqiptare për vendet e prekura nga uragani.

Megjithëse një ndihmë modeste, sërish Tirana zyrtare po bën një akt humanizmi.

 

DHËNIEN E NDIHMËS FINANCIARE, NGA KËSHILLI I MINISTRAVE I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË PËR QEVERINË E SHTETEVE TË BASHKUARA TË AMERIKËS, PËR LEHTËSIMIN E PASOJAVE TË DËMEVE TË SHKAKTUARA NGA ERËRAT E FORTA DHE PËRMBYTJET NË SHTATOR 2017

 

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 5, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 13, të ligjit nr.130/2016, “Për buxhetin e vitit 2017”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

 

V E N D O S I:

 

  1. Dhënien e ndihmës financiare, nga Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë për qeverinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në shumën 100 000 (njëqind mijë) dollarë amerikanë, për lehtësimin e pasojave të dëmeve të shkaktuara nga erërat e forta dhe përmbytjet e muajit shtator 2017.

 

  1. Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, në programin buxhetor “Mbështetje diplomatike jashtë shtetit”, t’i shtohet kundërvlera në lekë e fondit prej 100 000 (njëqind mijë) dollarësh amerikanë, shpenzime korrente, për t’u përdorur si ndihmë financiare për lehtësimin e pasojave të dëmeve të shkaktuara nga erërat e forta dhe përmbytjet e muajit shtator 2017 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

 

  1. Ky fond të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, miratuar për vitin 2017.

 

  1. Ngarkohen Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe Ministria e Financave dhe Ekonomisë për zbatimin e këtij vendimi.

 

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY