Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

FOTO/ Ruçi zgjidhet kryetar Kuvendi, reagon për herë të parë Basha

09/09/2017
FOTO/ Ruçi zgjidhet kryetar Kuvendi, reagon për herë të parë Basha
Share on FacebookShare on Whatsapp

Pasi Gramoz Ruçi është zgjedhur kryetari parlamentit me 80 vota.
Kreu i PD-së Lulzim Basha ka pasur edhe një prononcim të shkurtër për mediat pranë ish-të përndjekurve që protestonin jashtë, ku ka deklaruar se është e turpshme që Gramoz Ruçi të zgjidhet në krye të parlamentit.
“Është e turpshme të zgjidhet Gramoz Ruçi në krye të parlamentit. Ai është përgjegjës për masakrën e 2 prillit dhe 4 viktimat e pafajshme”, ka thënë Basha.
Ai ka mbështetur edhe protestuesuesit, duke thënë se PD do jetë në anën e tyre.
“Do jemi në krahun tuaj dhe vlerat që përfaqësoni. Do jemi çdo ditë me qytetarët dhe kundër krimit e korrupsionit”, deklaroi ai.

 

Fjala e plotë e Kryetarit të PD, Lulzim Basha mes protestuesve kundër zgjedhjes së Gramoz Rucit si kryetar i Kuvendit

Qytetare dhe qytetarë të Tiranës e mbarë Shqipërisë. Të përdjekur politikë, të rinj e të reja, intelektualë, ju falenderoj nga zemra për mesazhin e qartë e të fortë që dhatë sot në këtë ditë që rëndon në historinë dhe ndërgjegjen kombëtare, si dita e masakrës dhe terrorit komunist kundër fisnikëve të kryengritjes së parë antikomuniste të Europës.
Në këtë ditë ku së bashku me nderimin dhe kujtimin e martirëve të kryengritjes së Posribës, mblidhemi jo vetëm për të vendosur së bashku por edhe për të luftuar së bashku që e djeshmja të mos rikthehet më kurrë si e nesërmja.
Kjo ditë rëndon dyfish sot kur në parlamentin e dalë nga droga, krimi dhe korrupsioni, u mor vendimi për të zgjedhur jo thjeshtë dhe vetëm, pinjollin e fundit të diktaturës në Ministrinë e Brendshme dhe të Sigurimit të Shtetit, por po kështu për të sfiduar aspiratën e çdo shqiptari dhe shqiptareje të ndershme për një republikë të pastër nga droga, nga krimi dhe nga korrupsioni.
Edi Rama për katër vite ia doli ta kthejë Shqipërinë në kolumbinë e Europës. Ai erdhi në pushtet në aleancë me krimin dhe qeveris në aleancë me krimin. Ai zhvilloi zgjedhjet e 25 Qershorit në aleancë të pandërprerë me krimin dhe sot maxhoranca e tij në këtë Kuvend, nuk është maxhoranca e qytetarëve shqiptarë por është maxhoranca më fiktive sepse është maxhoranca e aleancave me krimin.
Ne votuam sot kundër përzgjedhjes së Edi Ramës, vendimit të tij për të provokuar kujtimin dhe gjakun e katër martirëve të 2 Prillit dhe qindra qytetarëve të Shkodrës, të plagosur nga armët e zjarrit të bishës komuniste teksa po jepte shpirt.
Votuam kundër përzgjedhjes së Edi Ramës për të provokuar qindra, mijëra të përndjekur politikë, njerëz të cilët akoma nuk kanë marrë atë që meritojnë nga kjo republikë e përdhosur nga krimi i ngritur në piedestal.
Ne votuam kundër vazhdimësisë së aleancës me krimin që materializohet sot me vendosjen në karrigen e kryetarit të Kuvendit të një njeriu, i cili prej vitit 2005 nuk lejohet të shkelë në tokën amerikane për shkak të lidhjeve të tij me krimin e organizuar dhe narkotrafikun.
Ne votuam kundër se PD ka qenë është dhe do të jetë zëri i fuqishëm i mbrojtjes së të drejtave të të përndjekurve politikë. E së bashku me krenarinë që jemi një parti e lindur nga sakrifica juaj, dua të zotohem këtu para çdo të përndjekuri politik se lufta për të drejtat tuaja, se lufta për të nderuar kujtimin e sakrificës suaj, do të vazhdojë çdo ditë, çdo minutë e çdo sekondë.
E sotmja është një ogur i keq por asgjë të re nuk mund të ketë me Edi Ramën dhe aleancën e tij me krimin. E keqja do të vijë duke u shtuar, por laku në fytin e të keqes do të vijë duke u ngushtuar, sepse shqiptarët janë të vendosur të ndërtojnë një aleancë jo me krimin, por me vlerat krah për krah me të përndjekurit me pronarët, me rininë, me biznesin e vogël, me fermerët dhe të gjithë shqiptarët e ndershëm. Do t’i prij kësaj beteje deri në përmbushjen e kësaj aspirate popullore. Largimi një herë e mirë e të keqes që kërcënon rikthimin e vizave, që ka ndaluar dhe bllokuar integrimin, që ka degdisur qindra e mijëra shqiptarë në eksod, largimi i kësaj të keqe është qëllimi dhe misioni ynë kryesor ndaj ju ftoj të bashkohemi e të vazhdojmë në këtë betejë deri në arritjen e këtij qëllimi madhor kombëtar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Vendimi për hapjen e negociatave, a do t’i thuhet sot “JO” Shqipërisë?

Ngecin negociatat me BE, nuk miratohet raporti kyç për Shqipërinë

16/03/2026
Bardhi dhe Spiropali ndeshen në Kuvend: Rama turpëroi Shqipërinë

PD bojkoton seancën plenare të së martës: E paligjshme dhe në kundërshtim me rregulloren

16/03/2026
PD cakton datat për zgjedhjen e kryetarit dhe Kuvendin Kombëtar

PD cakton datat për zgjedhjen e kryetarit dhe Kuvendin Kombëtar

16/03/2026
Berisha: Leva e Arkimedit për rrëzimin e Ramës jemi ne. Nesër në protestë

Berisha: Afera e Mogherinit është 5 herë më e madhe në Tiranë se në Bryzh. Ne do insistojmë që kjo aferë të hetohet

16/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Vendimi për hapjen e negociatave, a do t’i thuhet sot “JO” Shqipërisë?

Ngecin negociatat me BE, nuk miratohet raporti kyç për Shqipërinë

16/03/2026
Bardhi dhe Spiropali ndeshen në Kuvend: Rama turpëroi Shqipërinë

PD bojkoton seancën plenare të së martës: E paligjshme dhe në kundërshtim me rregulloren

16/03/2026
PD cakton datat për zgjedhjen e kryetarit dhe Kuvendin Kombëtar

PD cakton datat për zgjedhjen e kryetarit dhe Kuvendin Kombëtar

16/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.