Një 38 vjeçar ka mbërritur i pajetë në spital. Ngjarja ka ndodhur në mesnatë në Vlorë. Sioas informacioneve nga policia faniljarë kanë deklaruar se viktima kishte qenë konsumues i lëndëve narkotike.
Njoftimi i policise
Më datë 08.09.2017, rreth orës 02:50, në Sallën Operative Vlorë ka ardhur një telefonatë se në Spitalin Rajonal Vlorë është transportuar me ambulancë nga familjarët, i pa jetë shtetasi L.Th., 38 vjeç, banues në Vlorë. Sipas familjarëve bëhet e ditur se shtetasi ka qenë përdorues i lëndëve narkotike (drogë). Grupi hetimor sëbashku me ekspertizën ligjore po vazhdojnë kryerjen e veprimet përkatëse për zbulimin e shkakut të vdekjes.





