HISTORIA/ Tradhëtia me hodhi në krahët e shoqes së ngushtë, jam në...

HISTORIA/ Tradhëtia me hodhi në krahët e shoqes së ngushtë, jam në një dilemë të madhe

348
0
Shares

Një djalë është ndarë nga e dashura, pas zbulimit të tradhtive të njëpasnjëshme të saj. Por kjo ndarje e hodhi atë në krahët e një femre tjetër. I ndodhur përballë një dileme, djali i ka nisur një letër psikologes së “The Sun’, ku i tregon historinë dhe i kërkon një këshillë për të dalë nga kjo situatë.

Letra e djalit

“U ndava nga e dashura me të cilën kisha 18 muaj lidhje, sepse zbulova se ajo jo vetëm që fliste me meshkujt të tjetër por u dërgonte edhe foto nudo të vetes. U ndamë duke i thënë njëri-tjetrit se do të bënim një pushim, pasi duhemi e tani ajo po jeton tek shtëpia e prindërve. Më mërzit shumë fakti që jemi ndarë, nuk rri dot në shtëpi pa të. Një ditë më shkruan mesazh një shoqja ime, dhe muhabet pas muhabeti, filluam të flirtonim disi. Më pas biseda u bë edhe me erotike, deri sa ajo më ftoi në shtëpinë e saj. Aty përfunduam duke bërë seks. Unë jam 24 vjeç, ish- e dashura ime është 21 ndërsa shoqja 24. Të dyja vajzat janë shumë të mira, por unë nuk duhej kurrsesi të flija me shoqen time dhe ta prishja miqësinë që kisha me të. Tani jam në dilemë pasi e dua të dashurën time por nuk e lë dot shoqen sepse nuk dua ta bëj të ndihet keq…”

Përgjigjja e psikologes

“Duket se shoqja ka ardhur në një moment që t’i ke pasur nevojë të harroheshe. E di që mund të jetë e vështirë për ty të prishësh një miqësi por nëse e do ende të dashurën tënde, mendoj se duhet t’i japësh edhe një shans të dytë lidhjes suaj”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY