KONFIRMOHET/ 4 ton kanabis të kapur nga policia italiane, me origjinë nga...

KONFIRMOHET/ 4 ton kanabis të kapur nga policia italiane, me origjinë nga Shqipëria

168
0
Shares

Katër tonë kanabis të bllokuar tri ditë më parë nga Guardia Di Finanza, dyshohet se janë ngarkuar nga trafikantët shqiptarë në det të hapur. Ende nuk dihet se në ç rrethana është ngarkuar lënda narkotike e kapur në jahtin e drejtuar nga Flamur Mema. Ky është pronari një peshkarexhe në Durrës. Në mjetin lundrues që ai drejtonte u kapën 4 tonë kanabis, ndërsa hetuesit dyshojnë se ajo mund të jetë transportuar në det të hapur me mjete lundruese si gomone apo skafe.
Bashkë me Memën, u kapën Erinaldo Mezhika dhe Elidon Vladi.
Në lidhje me hetimet e çështjes, Policia e Shtetit pritet të referojë në prokurorinë e Krimeve të Rënda, aktet hetimore, bazuar në informacionin policor të administruar nga autoritetet italiane si dhe veprimet hetimore të kryera për arrestimin e të dyshuarve.
Një ditë më parë, Guardia di Finanza shpërndau pamjet filmike të ndjekjes se jahtit me 4 ton drogë sekuestruar prej tyre. Pasi u ndoqën për disa orë 3 shqiptaret u dorëzuan. Mjeti ankorua në Bari ku u shkarkua lënda narkotike nga policia italiane. TVKLan.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY