Kavajë, sherr me thika, plagosen dy persona

Kavajë, sherr me thika, plagosen dy persona

203
0
Shares

Një sherr me thika sapo ka ndodhur në qytetin e Kavajës. Si pasoje kane mbetur të plagosur dy persona.  Sherri u zhvillua në një “Fast Food” pranë gjimnazit “Aleksandër Moisiu”, ku është goditur me thikë N.T., 41 vjeç, pronari i biznesit dhe F.P., rreth 44 vjeç. Të dy janë transportuar në spital me lëndime serioze. 

Nga verifikimet paraprake të policisë ka rezultuar se: Fillimisht, N.T., 41 vjeç dyshohet të jetë sulmuar me mjet prerës në lokalin e tij “Fast Food” nga F.P., rreth 44 vjeç, i cili dyshohet të jetë me probleme mendore. 41-vjeçari ka reaguar. Nga policia është bërë ndalimi i të dy shtetasve pasi të dy janë të goditur me mjete prerëse, njofton zyrtarisht Policia. Biznesmeni u dërgua në spitalin e Durrësit për ekzaminime të specializuara pasi nga konstatimet e para ka një goditje në pjesën e barkut me mjet prerës, ndërsa F.P., është dërguar në spitalin e Kavajës pasi ka një të çarë në pjesën e kokës. Ndërkohë, janë shoqëruar në ambientet e policisë Kavajë, personat e pranishëm në vendngjarje dhe po punohet për sqarimin e motiveve dhe shkaqeve të ngjarjes.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY