Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

SHIFRAT e INSTAT/ Veriu, sa i varfër, vetëm 24% e mesatares së BE-së

07/09/2017
SHIFRAT e INSTAT/ Veriu, sa i varfër, vetëm 24% e mesatares së BE-së
Share on FacebookShare on Whatsapp

Nëse Shqipërisë në vetvete do ti duhen shumë vite për të arritur standardet europiane, Rajoni të Veriut i duhen shumë më tepër.
Duke raportuar të dhënat e detajuara për rajonet, INSTAT thotë se PBB-ja për frymë e shqiptarëve ishte sa 29.6 për qind e PBB-së se mesatares të BE në vitin 2015, por rajoni i Veriut (Dibra, Durrësi, Kukësi, Lezha dhe Shkodra) i pati të ardhurat për frymë sa 24.1 për qind e mesatares së BE-së.
Në këtë mënyrë qytetet e veriut kanë një hendek më të madh në raportin e konvergjencës (rritja me ritme më të shpejta se mesatarja e Europës në mënyrë që të arrihen standardet europiane) e për pasojë do ti duhen më shumë vite për të mbuluar hendekun e nivelit të jetesës jo vetëm me BE, por edhe me pjesën tjetër.
Me pozicion inferior në raport me të ardhurat kombëtare paraqitet edhe Rajoni i Jugut të vendit me qarqet e Beratit, Fierit, Vlorës, Korçës dhe Gjirokastrës. Produkti i brendshëm Bruto për Frymë në Rajonin e Jugut ishte sa 27.3 për qind e të ardhurave mesatarë të BE më 2015.
Rajoni i Shqipërisë se mesme me qarqet e Elbasanit dhe Tiranës paraqitet në një pozicion më të mirë ku mesatarja e të ardhurave për frymë ishte sa 35.5 për qind e mesatares së vende të BE-së më 2015.
Ndërsa sipas Komisionit Europian të ardhurat e Shqipërisë në vitin 2016 ishin sa 30% e mesatares së BE-së, njësoj sa në vitin 2012.
Integrimi në BE ka komponentin e tij më të rëndësishëm ekonominë. Në këtë drejtim, për Shqipërinë, shifrat nuk sjellin pamje optimiste. Veçanërisht në dy drejtime krahasuar me vendet e rajonit dhe mesataret e BE, Shqipëria lë shumë për të dëshiruar. Të ardhurat për frymë dhe treguesit e eksporteve tregojnë se në rrugën tonë drejt BE ne nuk kemi ecur por thjesht kemi qëndruar në vend.
Të ardhurat e Shqipërisë në vitin 2016 ishin sa 30% e mesatares së BE-së, njësoj sa në vitin 2012, teksa vendet e tjera të Rajonit kanë shënuar përparime në rritjen e të ardhurave, duke e lënë shumë pas vendin tonë.
Rritjen më të madhe e shënuan Maqedonia dhe Turqia duke u zgjeruar përkatësisht me 4 dhe 11 pikë përqindje të ardhurat e tyre në katër vitet e fundit në raport me BE-në. Për herë të parë Shqipërisë ia kaloi edhe Bosnja, shteti me probleme të mëdha etnike dhe burokratike.
Në vlerë absolute, të ardhurat për frymë të shqiptarëve në vitin 2016 ishin rreth 4200 dollarë për frymë, sipas statistikave të FMN. Me këtë nivel, Shqipëria renditet e 106-a në botë, nga 190 shtete, për të cilat raportohen të dhënat e prodhimit të brendshëm nominal për frymë. Më mirë nga rajoni i Ballkanit Perëndimor, paraqitet Mali i Zi rreth 6,600 dollarë (84), Serbia rreth 5,400 USD (vendi 92). Monitor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Berisha në Strasburg: Narkoshteti i Ramaduros rrezikon sigurinë e Europës!

Berisha mban fjalën në Strasburg: Zgjedhjet në Shqipëri në dorë të partisë shtet dhe narkoshtetit

28/01/2026
Gazheli ikën nga doganat, shkon zv/ministër. Kush e zëvendëson

Gazheli ikën nga doganat, shkon zv/ministër. Kush e zëvendëson

28/01/2026
FOTO LAJM/ Kushëriri i Saimir Tahirit arrestohet për trafik droge në Itali, në Shqipëri ha e pi e ngre dolli me shefa Policie

Moisi Habilaj dënohet me 10 vjet burg, po të tjerët

28/01/2026
EMRAT/ Në arrest shtëpie drejtori i ARRSH dhe drejtori i KESH. Akuzë e re për Ballukun, edhe për Unazën e Re të Tiranës

Balluku shtyn ditët me dorën e Peleshit, anulohet mbledhja për imunitetin

28/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Berisha në Strasburg: Narkoshteti i Ramaduros rrezikon sigurinë e Europës!

Berisha mban fjalën në Strasburg: Zgjedhjet në Shqipëri në dorë të partisë shtet dhe narkoshtetit

28/01/2026
Gazheli ikën nga doganat, shkon zv/ministër. Kush e zëvendëson

Gazheli ikën nga doganat, shkon zv/ministër. Kush e zëvendëson

28/01/2026
FOTO LAJM/ Kushëriri i Saimir Tahirit arrestohet për trafik droge në Itali, në Shqipëri ha e pi e ngre dolli me shefa Policie

Moisi Habilaj dënohet me 10 vjet burg, po të tjerët

28/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.