Vajza 8 vjeçare e cila u plagos teksa udhetonte me familjen e saj të shtunën në autostradë, ka humbur jetën. Ngjarja e rende ndodhi në Kantonin Aargau, Zvicër. Sipas aaraguerzeitung.ch një makinë ishte ndalur në anë të autostradës kur një tjetër tjetër që po vinte, e ka goditur atë.
E mitura kishte qenë në makinën e nënës së saj, një kosovare 26 vjeçe.
Edhe shoferi i makinës së dytë qëlloi të ishte kosovar. Vajza, me plagë të rënda ishte transportuar me helikopter për në spital.
Kosovarja dhe djali i saj 9 vjeçar ashtu si dhe shkaktari i aksidentit, (shoferi i makinës tjetër) kanë pësuar lëndime të lehta në këtë përplasje.
Prokuroria Publike Lenzburg-Aarau ka iniciuar hetimet për zbardhjen e shkaqeve që sollën te aksidenti. Ndërsa policia i ka marrë patentën shoferit shkaktarit të aksidentit.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/