Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Forcohet kontrolli për hyrje-daljet, 117 shqiptarë nuk u lejuan të kalonin aeroportin e Rinasit

05/09/2017
Italiani i dënuar në Rumani kapet në Rinas
Share on FacebookShare on Whatsapp

Komisariati i Policisë Kufitare Rinas njoftoi se gjatë muajit gusht ka forcuar kontrollet për hyrje – daljet nga aeroporti. Ndër 200 mijë personave që janë lejuar të marrin avionët për t’u larguar nga Shqipëria, 117 shqiptarëve nuk iu është lejuar kjo gjë, bazuar në masat shtesë të sigurisë për kalimin në zonën Shengen.
Vijon puna nga ana e Policisë Kufitare për të parandaluar, evidentuar dhe goditur paligjshmërinë.
Njëkohësisht vijon puna për të përballuar fluksin e hyrje – daljeve të shtetasve që qarkullojnë nëpërmjet aeroportit të Rinasit.
Vëmendje e veçantë edhe në drejtim të evidentimit dhe bllokimit të atyre shtetasve që kanë për qëllim kërkimin e azilit në Francë e në vende të tjera të BE-së.
Gjatë muajit Gusht kanë hyrë në Shqipëri 308.497 shtetas shqiptarë e të huaj.
Kanë dalë 201.332 shtetas shqiptarë e të huaj.
Gjatë gjithë muajit gusht ka pasur një rritje të madhe të fluksit të hyrjes për në vendin tonë, krahasuar me një vit më parë , ku numri arrin deri në 13.500 shtetas shqiptarë dhe të huaj në ditë.
Aktualisht në Rinas po punohet me 7 sportele në hyrje dhe 5 në dalje.
Gjatë gjithë muajit gusht nga shërbimet e Policisë Kufitare Rinas, janë arrestuar 9 shtetas, si dhe janë proceduar penalisht në gjendje të lirë 8 të tjerë, për veprën penale “Falsifikimi i pasaportave, letërnjoftimeve ose i vizave”.
Janë kapur 8 shtetas të shpallur në kërkim, për vepra të ndryshme penale, për llogari të Drejtorive Vendore të Policisë në Qarqe.
Janë proceduar penalisht për veprën penale atë të ”Braktisjes së femijëve të mitur” 4 shtetas, dy burra e dy gra.
Në drejtim të evidentimit dhe bllokimit të shtetasve që kanë për qëllim kalimin e kufirit për të kërkuar azil në një nga vendet e BE-së, gjatë kësaj periudhe u është refuzuar dalja nga Republika e Shqipërisë:
177 shtetas të refuzuar bazuar në masat shtesë të përcaktuara në urdhërin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, urdhër i dalë në fillim të muajit gusht.
Aktualisht janë forcuar edhe masat në drejtim të parandalimit të akteve terroriste.
Policia Kufitare e Rinasit është e angazhuar maksimalisht për t’u ofruar një shërbim sa më cilësor të gjithë shtetasve që hyjnë dhe dalin nëpërmjet aeroportit, si dhe e vendosur për të parandaluar, evidentuar dhe ndëshkuar paligjshmërinë.

Tags: kalimndalimirinas

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Atentati ndaj Sadedinit në Vlorë, çfarë ndodhi në 2017 në lokalin dhe makinën e tij

Aksident fatal në aksin Pogradec–Qafë Thanë, humb jetën 26-vjeçarja

14/06/2026
Vrasja e Roan Brahimit, detaje të reja të profilit, i përfshirë në disa ngjarje

SPAK përfundon kontrollet te Samir Mane, a është sekuestruar telefoni

14/06/2026
Edi Rama, frikë nga përgjimet e shërbimeve të huaja, makth edhe për bashkëpunëtorët e tij

Rama sulmon protestat: Po dëmtohet turizmi dhe po rritet bullizmi

14/06/2026
Policia në 24 orë mbush komisariatet, procedon penalisht 38 persona

Punonjësi i Policisë gjendet me plumb, i pajetë në banesë në Fresk, dyshimi

14/06/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Atentati ndaj Sadedinit në Vlorë, çfarë ndodhi në 2017 në lokalin dhe makinën e tij

Aksident fatal në aksin Pogradec–Qafë Thanë, humb jetën 26-vjeçarja

14/06/2026
Vrasja e Roan Brahimit, detaje të reja të profilit, i përfshirë në disa ngjarje

SPAK përfundon kontrollet te Samir Mane, a është sekuestruar telefoni

14/06/2026
Edi Rama, frikë nga përgjimet e shërbimeve të huaja, makth edhe për bashkëpunëtorët e tij

Rama sulmon protestat: Po dëmtohet turizmi dhe po rritet bullizmi

14/06/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.