FIKS FARE/Drejtori i gjimnazit ne Lushnje, deftesa fallco per 2000 euro

FIKS FARE/Drejtori i gjimnazit ne Lushnje, deftesa fallco per 2000 euro

448
0
Shares

Mjaftojnë 2000 euro për t’u pajisur me dëftesën e gjimnazit në Lushnje dhe dokumentet t’i merr personalisht në zyrën e tij drejtori i “Kolegjit Daka”, Gjovalin Daka.

1504550499eeeeeeee

Fiksi solli me zë dhe figurë në prag të fillimit të vitit shkollor bisedat mes bashkëpunëtorit të fiksit dhe sekserit i cili punon si mësues në një shkollë publike në Kuçovë.

Ky i fundit mori përsipër se diploma do të merrej kundrejt pagesës prej 2000 eurosh pa bërë as edhe një ditë mësim, në rregullsi të plotë dhe e njohur nga Ministria e Arsimit.

Në video mësuesi sekser shprehet qartë se ka kohë që merret me punë të tilla dhe se çdo bisedë dhe pagesë do i bëhen vetë drejtorit të shkollës Gjovalin Dakës. “Do t’i dëgjosh në tavolinë ti dhe ai. Ashtu kisha dështuar 100 herë po të kisha marrë budallallëqe unë. Që kur kam filluar unë, e vazhdoj…”  shprehet sekseri në video. Së bashku  me gazetaren e Fiksit ata shkojnë në zyrën e drejtorit të shkollës në Lushnje, Gjovalin Daka. Drejtori i “Kolegjit Daka” i  priti në zyrë duke i rënë pianos dhe në bisedë e sipër bëjnë edhe pazaret. Ai shprehet se për paratë mund të presë edhe  2-3 javë, ndërkohë dokumentet e shkollës për regjistrim i mbajti në një dosje në zyrën e tij.

Gazetarja dorëzoji një certifikatë familjare, 4 foto dhe dëftesën e shkollës 8-vjeçare. Drejtori shprehet qartë se kjo punë bëhet lehtë, por që do kohën e saj. Madje ai shkëmben numrin e telefonit me gazetaren dhe në telefon do t’i tregonte dhe momentin se kur duhej të bëhej pagesa.

“Unë do t’i fus tek shkolla (dokumentet) do t’i fotokopjoj t’i kem aty, por unë nuk dua nxitim. Unë dua jo nxitim. ” shprehet Daka.

Në bisedën e tyre telefonike, drejtori Daka e mësoi gazetaren që ndërmjet tyre të  flisnin me një lloj “kodi” për mos t’u kuptuar se për çfarë flitej. “Dhe më thuaj ç’kemi? Si je profesor?  Me shëndetin si ke kaluar? Mirë? Po t’u përgjigja që jam me dhimbje koke, unë përgjigjen nuk ta jap tani, megjithatë unë do përpiqem që pasnesër të jap përgjigje”.

Në përfundim drejtori i Kolegjit Daka merr dokumentet e gazetares së Fiksit dhe i kërkon që herën tjetër kur ajo të paraqitet për pagesën t’i çojë edhe katër foto të sajat kur ka qenë 18 vjeç.

Takimi sekseri, bashkëpunëtori nga Kuçova

Fiksi:Qysh të kam? Me shëndet? Çfarë më ke shkruajtur këtu t’i mua? Se s’po ja sqaroja dot këtu unë, çfarë thotë kjo këtu ore?

Sekseri:Lekët ore lekët.

Fiksi:Lekët është kjo ore? Aman ore se unë po thoja çfarë është unë nuk po merrja vesh çfarë është ore.

Sekseri: Po lekët o burri i dheut. Sa vjeç është ajo tani?

Fiksi:Ajo duhet të jetë tek 20 e ca tani.

Sekseri: Sa ju the ti?

Fiksi:Nuk jua kam thënë unë çmimin.

Sekseri:E ke me vete atë?

Fiksi:Nuk është këtu tani sepse unë erdha vetëm për të sqaruar këtë se më tha mua sqarohu. Është i saktë muhabeti më tha mua?

Sekseri:Po ore

Fiksi:Nuk dua telashe. I thuaj tha që ça duhet ça nuk duhet i kam unë të gjitha.

Sekseri:Unë bëj këtë tani, flasim , pimë kafe me drejtorin në tavolinë.

Fiksi: Po e bëjmë këtë? E kemi këtë në dorë?

Sekseri:Ooo që sot. Unë jam gati të vemi që sot tek drejtori, ja çoj botin që sot drejtorit në tavolinë. Ai i jep lekët , i jep dokumetat , ja jep të gjitha pastaj se çfarë më jep mua është gjë tjetër. Thuaj aq botit , ti , unë dhe ai në tavolinë ta dëgjosh vetë në tavolinë. Bëhet, nuk bëhet, për sa bëhet, si do bëhet?

Fiksi: Domethënë do bëjmë takim me atë që të mos na dalë nga fjala.

Sekseri:Burrërore, ama merri ato me vete të tëra thuaj. Ti kesh me vete. Dokumentat dhe lekët.

Fiksi:Nuk bëhet fjalë fare.

Sekseri:Bëre ato? Hajde me mua dhe ikim atje.

Fiksi:Të bëj telefon? Po mund ta lëmë nesër pasdite.

Sekseri:Po pse ore? Unë po them që sot ore.

Fiksi:Edhe sot? Të të marr në telefon vëllai pastaj?

Sekseri:Do ti dëgjosh në tavolinë ti dhe ai. Ashtu kisha dështuar 100 herë po të kisha marrë budallëqe unë.  Që kur kam filluar unë e vazhdoj…

Fiksi:Në rregull. Të iki vëllai pastaj?

Sekseri:Më bjer këto mua, atë edhe në Lushnje sa më shpejt.

Biseda me drejtorin Gjovalin Daka në zyrën e tij.

Fiksi: Ç’kemi, si je?

Sekseri:Nga shpija? Po telefonin, pse e fik telefonin? Unë me drejtorin një çerek ore në kafe.

Fiksi: Si t’ja bëjmë tani?

Sekseri: Hajdeni, i keni ato (dokumentet,lekët)?

Fiksi: Si jeni mirë?

Drejtori i shkollës i jep dorën dhe i bie pianos.

Fiksi: O vëllai, të vazhdoj unë? Vërtetimin, që kam mbaruar 8-vjeçare. Turp i madh është por s’kemi ç’bëjmë kështu na shkojë jeta.

Drejtori i shkollës: Ka raste plot.

Fiksi: Certifikatën, këtu keni edhe 4 fotot.

Drejtori i shkollës: Pse e do shkollën?

Fiksi: Po unë e dua që të vazhdoj pastaj ndonjë të lartë se ku, pa gjimnaz s’ke ku shkon.

Drejtori i shkollës: Po mirë ja po themi e ke mbaruar këtu ti. Kush është drejtori i shkollës njëherë?

Fiksi: Nuk e di

Drejtori i shkollës: Mësuesi kujdestar si e ka emrin?

Fiksi: Nuk e di as këtë

Drejtori i shkollës: Ç’deshe ti në Lushnjë kur  me banim je në Berat?
Fiksi: Tani në qoftë se , ku di unë, nëse kam ardhur gabim i marr edhe iki. Kupton? Nuk po të detyroj ta bësh

Drejtori i shkollës: Jo jo, ne po diskutojmë se më tha profesori (sekseri) dhe ne po diskutojmë kështu si miqësisht domethënë.

Fiksi: Aha ok. Se mendova…

Sekseri: Që të jesh e përgatitur ti.

Fiksi: Unë dua bëhet , nuk bëhet se nëse nuk bëhet unë dokumentet e mija nuk mund ti lë rrugëve kot.

Sekseri: Nuk është rrugëve këtu në shkollë.

Fiksi: Po mirë, gjithsesi…

Drejtori i shkollës: Unë do t’i fus tek shkolla(dokumente) do t’i fotokopjoj t’i kemë aty por, unë nuk dua nxitim. Unë dua jo nxitim. Po më nxituan…

Sekseri: Lekët nuk i ke sjell?

Fiksi: Po jo more ti, unë nuk e dija tashi , thash kur ta marr t’ja jap lekët…

Drejtori i shkollës: Pret puna e lekëve, këto 3 javë…

Fiksi:Shkëmbeni numra telefoni pastaj….

Drejtori i shkollës: Po mere numrin tim

Fiksi: Po edhe të të jap lekët o vëlla tani… 06… e

Fiksi: Ja po të bëj zile… Se tani kur ky mua nuk më jep një përgjigje si mund të sjell unë parat, ky mua të më thotë dhe unë i sjell që nesër.

Drejtori i shkollës: Goca nesër të rri rehat, pasnesër të më marrë në telefon nga ora 10 mua
Fiksi: Ok

Drejtori i shkollës: Dhe më thuaj ç’kemi ? Si je profesor? Me shëndetin si ke kaluar? Mirë? Po tu përgjigja që jam me dhimbje koke, unë përgjigjen nuk ta jap tani, megjithatë unë do përpiqem që nesër të jap përgjigje, pasnesër të jap përgjigje, jo nesër.
Fiksi: Pasnesër nëse më thua jam mirë me shëndet unë të vij këtu.

Drejtori i shkollës: Po. Dhe kur të vish do më sjellësh 2, 3 fotografi të moshës 18 vjeç, të tuat. Si ke qenë 18 vjeç…

Fiksi: 18 vjeç?

Drejtori i shkollës fut dokumentet në dosje.

Fiksi: Mirupafshim, faleminderit

/ Top Channel

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY