Policia e Dibrës ka arrestuar ditën e sotme tre persona, për kundërshtim të forcave të rendit. Gjithashtu, tre të arrestuarve u është gjetur edhe një sasi droge. Arrestimet erdhën në kuadër të operacionit “Dobrova”. Të arrestuarit janë:
Astrit Buci, 34 vjeç,
Altin Margjoka, 30 vjeç.
Arrestimi i shtetasve Astrit Buci dhe Altin Margjoka është bërë për kundërshtim dhe goditje të punonjësit të policisë pasi Astrit Buci, gjatë momentit të shoqërimit nga policia ka goditur dhe kundërshtuar punonjësit e policisë gjithashtu, edhe shtetasi Altin Margjoka ka ndërhyrë duke kundërshtuar dhe goditur punonjësit e policisë për mos shqërimin në polici të shokut të tij shtetasit Astrit Buci. Ndërsa shtetasi Olsi Toska është arrestuar pasi: në momentin kur shërbimet e policisë kanë shkuar kontroll banese në shtëpinë e dajës së tij Astrit Buci, Toska është kapur në flagrancë nga shpërbimet e policisë duke dalë nga banesa me një kovë ku brenda saj kishte 0.5 kg lëndë narkotike canabis sativa e cila është sekuestruar në cilesinë e provës materiale. Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Dibër për veprat penale “Prodhim dhe Shitje e lëndëve narkotike”, “Kundërshtim me dhunë i punonjësve të policisë”.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/