ENVER BYTYÇI/ Nuk është e Skënderbeut, maska është e jona!

ENVER BYTYÇI/ Nuk është e Skënderbeut, maska është e jona!

208
0
Shares

Sot në mëngjes Gjergj Kastrioti Skënderbeu u gdhi i maskuar, jo i mbuluar. Kalit i dukeshin të gjitha, Skënderbeut jo, as trupi as përkrenarja. Kjo ndodhi tërhoqi vëmendjen e gjithë opinionit, deri në kufijtë e linçimit të një feste tradicionale të Zotit, sepse shihet si një ngjarje e rrallë, si ato ngjarjet e rralla që ne i përjetojmë si askush tjetër e jemi njëjtësuar me to po ashtu si askush tjetër. Ne vetë prodhojmë histori specifike, të jashtëzakonshme, të papërsëritshme, të padëgjuara për kombet e tjera, përfshirë dhe kombet e prapambetura! Ne vrasim me gjakftohtësi nënën e fëmijës tonë! Dhe heshtim edhe kur shteti përgjegjës për këto ngjarje makabre e kërkon përgjegjësinë te unë, të ti, te ai që flet e shkruan?!

Skënderbeu u gdhi sot me maskë, sepse prej kohës së tij e deri më sot ne shqiptarët jetojmë me maska. Maska është karakteristika jonë më e përhapur, më e dukshme, më prezentative. Kur jemi në hall, bëhemi urë, zhapinj dhe me ato lutjet tona dukemi si viktimat e xhunglës. Kur jemi në kalë, i shkelim të gjitha qeniet e gjalla e këmbë, njerëzit na duken milingona. Prandaj kur duhet të mburremi me Nënë Terezën e kthejmë në një lolo, çfarë nuk shpikim dhe ta denigruar. Kur duhet të krenohemi me Skënderbeun e maskojmë, madje e shajmë, ia bëjmë nënën shkinë dhe motrën, gruan e shkjaut.

Fantazitë tona shkojnë përtej imagjinatës. Kujt i shkoi mendja që ta maskojë Skënderbeun ditën e Kurban Bajramit?! Kush u angazhua, kush e urdhëroi këtë akt, kush e bëri, kush e pa e nuk bëzani?! Eshtë një rrjet i madh njerëzish kryesisht me pushtet ligjor e shpirtëror, i cili është marrë me këtë akt të shëmtuar. Pse i shëmtuar? Sepse nuk është puna që monumenti i Skënderbeut u maskua në një procesi rinovimi, rikualifikimi, restaurimi. U maskua për një rit islam fetar, shpirtëror, u maskua “për të mbrojtur fenë islame nga Krishti”! Dhe më plas shpirti ta di, pse qenka fyese prania e Skënderbeut të pamaskuar në këtë rit?! Kujt ia lëndoi shpirtin kjo prani?! Po këta ateistët tanë në krye të Bashkisë së Tiranës e të qeverisë shqiptare, pse lejuan “heqjen” e heroit kombëtar nga sheshi i vet?! Sheshi është i yni dhe i Skënderbeut, sepse mban emrin e tij. Dhe më së fundi: – A do ta maskonin monumentin e diktatorit këta monstra, nëse ai do të gjendej ende në lindje të sheshit, si dikur?!

Ne shqiptarët duhet t’ia heqim maskën vetës, kolegut në krah, komshiut, e deri lidershipit tonë që me tam – tame shpall vitin e Skënderbeut e ndërkohë në një ditë të shenjtë si kjo jep leje që të dhunohet, poshtërohet dhe diskriminohet figura emblematike e përbashkuese e kombit shqiptar! Ky është akt terrorist, me të cilin bashkia e Tiranës dhe qeveria e Shqipërisë kanë bashkëpunuar! Ky është një turp kombëtar, që nuk mund ta zhbëjë lapsi i asnjë akademiku, përfshirë dhe kreun e Akademisë, Prof. Korkuti!

Image may contain: one or more people, crowd and outdoor

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY