DETAJE/ Kush është pronari i lokalit të natës që u plagos në...

DETAJE/ Kush është pronari i lokalit të natës që u plagos në Sarandë dhe çfarë ndodhi para një jave

391
0
Shares

Tre persona kanë mbetur të plagosur mëngjesin e sotëm pas një përplasje me armë në një lokal nate. Njëri prej tyre është edhe bashkëpronari i lokalit Fisnik Musa, 35 vjeç. Raportohet se nje nga të plagosurit në Tiranë ka marrë plagë në kokë, ndërsa tjetri në trup. Sakaq, bashkëpronari i lokalit, Musa, i cili ndodhet aktualisht i shtruar në Sarandë, është plagosur në këmbë. Dyshimet paraprake, ende te pakonfirmuara zyrtarisht, jane se ngjarja që ndodhi rreth orës 03:00 të mengjesit, te ketë lidhje me atë që ka ndodhur një javë me parë, kur tek i njejti lokal nate është plagosur bashkëpronari i Musës, shtetasi Diomet Musa, 30 vjeç.

Njoftimi i Policise per ngjarjen e ndodhur ne 22.8.2017

Më datë 22.08.2017, rreth orës 03:30, në Sarandë, persona të pa njohur, kanë goditur me sende të forta, shtetasin D.M vjeç 30, banues në Sarandë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë. Neni 89 i Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY