Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Qindra biznese në proçes falimentimi, 18 mijë mbyllin dyert

28/08/2017
Qindra biznese në proçes falimentimi, 18 mijë mbyllin dyert
Share on FacebookShare on Whatsapp

Bizneset shqiptare po pushojnë me shpejtësi aktivitetin, në kontradikte me ecurinë ekonomike të vendit, që këtë vit po njeh ritmet më të larta rritjeje. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve bëri në 25 gusht përditësimin e subjekteve që kanë kaluar në regjistrin pasiv. Që nga maji i vitit të kaluar, kur lista e bizneseve pasive u publikua për herë të parë 18 mijë biznese kanë pushuar aktivitetin. Numri i total i bizneseve pasive arriti në 109,099 biznese sipas përditësimit të javës së kaluar. Përllogaritjet tregojnë se çdo muaj kanë kaluar së paku 1200 biznese në regjistrin pasiv. Struktura e bizneseve të ligjshme vitet e fundit po bëhet gjithnjë e më brishtë për shkak se më shumë se 18 mijë biznese janë të listën e zezë të borxhit tatimor, ndaj të cilës ka nisur grumbullimi me forcë i detyrimeve, ndërsa qindra biznese të tjera janë në procesin e falimentit. Sipas QKB bizneset me status pasiv nuk janë subjekt i dorëzimit të bilancit. Nëse subjekti për periudhën gjatë së cilës ka qenë me status aktiv ka qenë regjistruar si subjekt me përgjegjësi tatimore tatim fitimi, atëherë ky subjekt duhet të kryejë depozitimin e pasqyrave financiare, sqaron QKB. Regjistri i bizneseve pasive u krijua për herë të parë këtë vit në zbatim të ligjit të procedurave tatimore që detyrojnë tatimet të seleksionojnë listën e rregullt të tatimpaguesve nga lista fiktive, me qëllim shmangien e evazionit fiskal. Tatimet sqarojnë se qëllimi i publikimit të listës është që të vihen në dijeni palët e treta për të mos kryer transaksione (shitje – blerje) me subjekte të cilët janë pjesë e regjistrit pasiv, pasi bazuar në nenin 44, pika7, të ligjit nr.9920 datë 19.05.2008 “Për procedurat tatimore”, i ndryshuar,: “Çdo transaksion i kryer nga tatimpaguesit, persona fizikë apo juridikë, tregtarë, që janë në regjistrin pasiv, konsiderohet shkelje administrative dhe dënohet në përputhje me këtë ligj.”

Një subjekt transferohet nga regjistri aktiv në regjistrin pasiv në rast se përmbushet, të paktën, një nga kushtet e mëposhtme:

-Nuk ushtron më veprimtari tregtare për një periudhë tatimore prej 12 muajsh të njëpasnjëshëm;

-Nuk dorëzon deklaratën tatimore për një periudhë tatimore prej 12 muajsh të njëpasnjëshëm;

deklaron në QKR pezullim veprimtarie tregtare për një periudhë më shumë se 12 muaj të njëpasnjëshëm apo pa afat të përcaktuar. Ndërsa shumë biznese mbyllen të tjera hapen. Qendra Kombëtare e Biznesit bëri të ditur pak ditë më parë se në 7 muajt e parë të vitit janë hapur rreth 10 mijë biznese të reja, ose mesatarisht 1400 biznese të reja. Në rezultante, duke llogaritur dhe mbylljen, në vend shtohen vetëm 200 biznese të reja në muaj. Pjesa më e madhe e ndërmarrjeve në Shqipëri, mbi 90%, janë mikro, me 1-4 punonjës dhe si rrjedhojë mbyllja dhe hapja e tyre është relativisht e lehtë. Vitin e fundit është rritur ndjeshëm numri i individëve me të ardhura të larta që regjistrohen si biznese të vogla (për bizneset me xhiro deri në 5 milionë lekë, tatim fitimi është zero), në mënyrë që të shmangin tatimin e lartë mbi të ardhurat nga paga, që arrin deri në 23% për pagat mbi 130 mijë lekë në muaj./Monitor/

Tags: bizneseFalimentinmbyllje

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Një biznesmene dhe doganieri arrestohen në Rinas

E kapën kinezen me një çantë plot me euro dhe dollarë

23/01/2026
“Provat e reja, prokurorët janë të bindur se Veliaj intimidon”

Çfarë kërkon të arrijë Veliaj përmes padisë ndaj Prokurorit Ols Dade. Nuk preket Dumani

23/01/2026
Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

22/01/2026
“Nuk është ajo që e mori Palloshin me vete në Ankara, është ai që mori Lubinë”

“Nuk është ajo që e mori Palloshin me vete në Ankara, është ai që mori Lubinë”

22/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Një biznesmene dhe doganieri arrestohen në Rinas

E kapën kinezen me një çantë plot me euro dhe dollarë

23/01/2026
“Provat e reja, prokurorët janë të bindur se Veliaj intimidon”

Çfarë kërkon të arrijë Veliaj përmes padisë ndaj Prokurorit Ols Dade. Nuk preket Dumani

23/01/2026
Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

22/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.