Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

EMRAT/ Qeveria “Rama 2”, papajtueshmëria ministër-deputet – Cilët mund të jenë 12 deputetët e rinj?

27/08/2017
ROBERT GORO/ Deputetë e ministra me Universitete kanë blerë më pas dëftesat e Pjekurisë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Më 2013 kryeministri Rama tha se do të ndjekë një risi në përfaqësimin politik, – papajtueshmërinë midis mandatit të deputetit dhe të ministrit. Pjesa më e madhe e ministrave, përfshirë edhe ministrat e LSI aleate, dhanë dorëheqje nga mandati parlamentar për tia kaluar atë emrit pasues në listën shumë-emërore.
Skandalet që lidhen me de-kriminalizimin në rastin e Lezhës dhe praktika e papajtueshmërisë së mandateve çuan në konsumimin e listës proporcionale të PS dhe kalimin e mandatit të saj të fundit tek LSI. Siç duket, më 2017 kryeministri Rama nuk do të ndjekë të njëjtën praktikë. Ai nuk ka folur publikisht për vijimin e praktikës së ndarjes së mandateve, megjithëse në statusin e PS është theksuar me forcë standardi i papajtueshmërisë së dy mandateve në nivele politike dhe drejtuese në PS.
Duke iu referuar emrave të kabinetit të ri qeveritar dhe praktikës së vitit 2013 për papajtueshmëri midis mandatave ministra – deputetë, atëherë rezulton se do të duhet të kemi 12 deputetë të rinj. Tabela e Institutit të Studimeve Politike dhe projektit monitorues të parlamentit www.deputetim.al paraqet ndryshimet që do të duhej të ndodhnin. Në qarkun Berat mandati do ti kalonte emrit pasues, Konomi. Në Gjirokastër, për shkak të detyrimit për kuotë gjinore, mandati do ti kalonte një femre kandidate, Artemis Dralo, e angazhuar në Universitetin e këtij qyteti.
Në Lezhë mandati do ti kalonte zonjës Jaku, drejtuese lokale e PS, kurse në Shkodër do të duhej të kemi dy emra të rinj, përfshirë biznesmenin Luli, i cili rezultoi fitues në Pukë, por në vend jofitues në listën proporcionale. Ne Korçë vjen Ardit Petrika ne vend te ish zvkryeministrit Peleshi. Në Tiranë do të siguronin mandate juristi Braho, ish figurë e rëndësishme e LSI, kreu i FRESH Hyska, ish-ministrja Harito, një emër nga stafi i is- ministrit Tahiri si dhe juristja Hobdari. Në Vlorë mandati i ministrit Gjiknuri do ti kalonte emrit të parë grua të listës së mbetur, konkretisht Eloma Hodaj (Kurti), shefe kabineti e kryetarit të bashkisë Vlorë. Pesë qarqet e tjera, Dibër, Durrës, Elbasan, Fier e Kukës nuk kanë ministër.
A do të mbahet premtimi i vitit 2013 për ndarje mandatesh ministër – deputet?
A do të kemi një sjellje të re më “pragmatiste” nga kryeministri për të qenë i sigurt se emrat pasues të listës nuk do jenë problematikë për të, siç është rasti i zotit Braho, de facto i LSI dhe de juro në listën e PS?
Deri tani ende nuk ka vendim, por sipas praktikës së deritanishme, vendimet politike në PS dhe në politikën shqiptare nuk kanë ndonjë standard institucional, nuk bazohen në statute apo rregulla etike, por varen kryesisht nga projekti personal i kryetarit, nga interesat ditore dhe nga nevoja që lidhen me rrethana rast pas rasti. ISP – Instituti i Studimeve Politike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Kapen me kokainë në furgon dhe shtëpi, arrestohen të rinjtë shqiptarë në Itali

SPAK dërgon në gjyq dosjen: 10 të pandehur, rrjet kokaine me shtrirje nga Amerika Latine në BE

27/01/2026
Berisha në Strasburg: Narkoshteti i Ramaduros rrezikon sigurinë e Europës!

Berisha në Strasburg: Narkoshteti i Ramaduros rrezikon sigurinë e Europës!

27/01/2026
ALFRED LELA/ Tre ‘klasikët e mendimit politik’ të ‘PD së re’ të Bashës

Debati për shpifjen/Alfred Lela: Rama kërkon censurë, jo dekriminalizim

27/01/2026
I kërkuar për vrasje në Maqedoni kapet nga policia shqiptare

I kërkuar për vrasje në Maqedoni kapet nga policia shqiptare

27/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Kapen me kokainë në furgon dhe shtëpi, arrestohen të rinjtë shqiptarë në Itali

SPAK dërgon në gjyq dosjen: 10 të pandehur, rrjet kokaine me shtrirje nga Amerika Latine në BE

27/01/2026
Berisha në Strasburg: Narkoshteti i Ramaduros rrezikon sigurinë e Europës!

Berisha në Strasburg: Narkoshteti i Ramaduros rrezikon sigurinë e Europës!

27/01/2026
ALFRED LELA/ Tre ‘klasikët e mendimit politik’ të ‘PD së re’ të Bashës

Debati për shpifjen/Alfred Lela: Rama kërkon censurë, jo dekriminalizim

27/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.