Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

SKANDAL & EMRA/ Fshihen 300 dosje në Gjykatën e Tiranës, shkarkohet kryesekretarja, nuk raportoi te eprorët

23/08/2017
Ligji i dosjeve, Sigurimi ia del të mbrojë veten por shet bashkëpunëtorët
Share on FacebookShare on Whatsapp

Skandali i fshehjes të dosjeve në gjykatën e Tiranës, ka bërë që të nisin verifikimet edhe në gjykatën e Lezhës dhe atë të Korçës. Verifikimet kanë nisur pasi në këto gjykata ka pasur lëvizje dosjesh.
Ndërkohë skandali I fshehjes së dosjeve në Gjykatën e Tiranës është zbuluar pas spostimit të dosjeve nga arkiva e gjykatës për në arkivën shtetërore në Lundër.
Kryetarja e Gjykatës së Tiranës, Enkeledi Hajro e kontaktuar nga ReportTV ka bërë me dije se bëhet fjalë për 299 dosje civile dhe 1 penale të cilat dhe pse duhet të ishin dërguar për rekurs në gjykatën e lartë janë mbajtur të fshehura. Pas publikimit të lajmit është shkarkuar nga detyra krysekretarja e Gjykatës së Tiranës Mimoz Cenaj si dhe një sekretare e sektorit.

Shkarkohet kryesekretarja, s’ka komunikuar me titullarët
Report TV ka siguruar edhe urdhrin e Kryetares së Gjykatës Enkeledi Hajro për shkarkimin e kryesekretares. Në këtë urdhër thuhet se Mimoza Cenaj nuk ja ka komunikuar fshehjen e dosjeve titullarëve. Sipas këtij urdhri 300 dosjet që duhet të çoheshin për rekurs nuk janë regjistruar asnjëherë në sistemin elektronik dhe statusi i tyre është përfundimtar.

Për çfarë çështje gjyqësore janë dosjet?!
Po kështu të gjitha këto dosje janë futur në arkiv duke i hequr si objekt I punës së përditshme. Burime të Report TV nga Gjykata e Tiranës bëjnë me dije se janë çështje gjyqësore për trashëgimi, për pronat, përpjesëtim pasurie, largime nga puna, përfitim pensionin dhe dhjetëra çështje të tjera që duhet të çoheshin për rekurs në Gjykatën e Lartë.
Veç kallëzimit penal ndaj dy vartësve të shkarkuara kreu i gjykatës së Tiranës ka urdhëruar dhe kontrollin e të gjitha procedurave për dosjet e lidhura me rekurset në gjykatën e lartë përgjatë periudhës 2008-2015.
Mos dërgimi i këtyre dosjeve në gjykatën e Lartë rezulton se ka krijuar një kalvar të pafundmë pritjesh për qytetarët të cilët në më shumë se një dekadë presin për drejtësi dhe nuk gjejnë zgjidhje.
Tashmë për këto dosje vendimi është përfundimtar duke dëmtuar qindra qytetarë që presin drejtësi. Ky skandal është zbuluar në një periudhë ku drejtësia është përfshirë nga ankthi i vettingut dhe kontrollit të figurës së gjyqtarëve në të gjithë vendin. Prokuroria ka nisur hetimet për këtë çështje.

Mbledhja e KLD në dorë të presidentit Meta
Mbetet për tu parë nëse do të ndërhyjë ministria e Drejtësisë, si kupola e të gjithë sistemit të drejtësisë. Nga ana tjetër Këshilli i Lartë i Drejtësisë, nuk mund të mblidhet për shkak të pushimeve, por mbetet presidenti Ilir Meta ai që vendos nëse do të kemi një mbledhje të KLD për këtë çështje apo jo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

I kërkuar për vrasje në Maqedoni kapet nga policia shqiptare

I kërkuar për vrasje në Maqedoni kapet nga policia shqiptare

27/01/2026
Rama takon Netanyahun në Jeruzalem, theksohen marrëdhëniet historike Shqipëri–Izrael

Rama takon Netanyahun në Jeruzalem, theksohen marrëdhëniet historike Shqipëri–Izrael

26/01/2026
EMRI/ U dënua nga GJKKO me 6 vjet burg, kapet më në fund në Fushë Krujë

GJIROKASTËR/ Në pranga bashkëjetuesi për shkak të vajzës së mitur të mikeshës

26/01/2026
SPAK kontrolloi shtëpinë e ish deputetit të PS dhe ish ministrit të Nanos

Nis procesi gjyqësor për çështjen ‘Partizani’, largohet media. Arsyetimi i gjykatës

26/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

I kërkuar për vrasje në Maqedoni kapet nga policia shqiptare

I kërkuar për vrasje në Maqedoni kapet nga policia shqiptare

27/01/2026
Rama takon Netanyahun në Jeruzalem, theksohen marrëdhëniet historike Shqipëri–Izrael

Rama takon Netanyahun në Jeruzalem, theksohen marrëdhëniet historike Shqipëri–Izrael

26/01/2026
EMRI/ U dënua nga GJKKO me 6 vjet burg, kapet më në fund në Fushë Krujë

GJIROKASTËR/ Në pranga bashkëjetuesi për shkak të vajzës së mitur të mikeshës

26/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.