Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

179 mijë ndërtime pa leje, flet Lame: Ja ndryshimet që do ti japin hov proçesit të legalizimit

23/08/2017
179 mijë ndërtime pa leje, flet Lame: Ja ndryshimet që do ti japin hov proçesit të legalizimit
Share on FacebookShare on Whatsapp

Pothuajse gjysma e ndërtimeve pa leje janë legalizuar, por çfarë mbetet përbën edhe pjesën më të vështirë të një procesi 11-vjeçar, të nisur, por ende të pabitisur. Formalizimi i zonave informale mund të konsiderohet një kapitull i mbyllur, por sprova e vërtetë duket se është kjo që sapo ka filluar. Legalizimi i objekteve në brendësi të zonave urbane nuk mund të zgjidhet sa hap e mbyll sytë. Kjo për një arsye të vetëpranuar edhe nga kreu i ALUIZNI-t, Artan Lame, sipas të cilit ekzistojnë një mori problematikash, të cilat kërkojnë para së gjithash zgjidhje ligjore. Për këtë, ka nisur puna për hartimin e kë- tyre ndryshimeve, të cilat do t’i japin një hov të ri procesit të legalizimit. Nga të dhënat zyrtare në harkun e 3 viteve të fundit janë legalizuar rreth 144 mijë objekte. Kjo do të thotë se janë edhe 179 mijë objekte të tjera, të cilat do t’u nënshtrohen procedurave të pajisjes me tapi.

“Qëllimi ynë është përmbyllja tërësore e procesit të legalizimeve dhe gjetja e zgjidhjeve për objektet për të cilat legjislacioni aktual nuk e lejon legalizimin e tyre. Bash për këto arsye jemi duke përgatitur një bllok ndryshimesh dhe përmirë- simesh ligjore, si edhe propozimet përkatëse për t’u dhënë udhë këtyre problematikave komplekse”,- tha Lame, në bilancin e 1 mijë ditëve në krye të ALUIZNI-t. Kjo do të thotë që shumë shpejt do të kalojnë për miratim të tjera lehtësira, të cilat do të çlirojnë procesin edhe aty ku ka qenë e pamundur të ndërhyhej. Krijimi i këtyre hapësirave pritet ta zvogëlojë edhe më tej hartën e objekteve që nuk legalizohen, duke u dhënë më tepër shans atyre që kanë ndërtuar pa leje që të bëhen pronarë të objektit që kanë në posedim. Por, siç ka thënë edhe më herët Lame, në çdo kohë do të ketë ndërtime jashtë fashës kualifikuese, të cilat në asnjë kohë apo rrethanë nuk mund të legalizohen. Por qëllimi është reduktimi i këtyre shifrave.

RISITË

Dalja “faqebardhë” e ALUIZNI-t përgjatë këtyre 4 viteve nuk e mbulon njollën e fajit, atë që duhet dhe nuk është bërë. Rreth 28 mijë leje legalizimi, nga 144 mijë të lëshuara në total, ende rezultojnë të paregjistruara nga Hipoteka. Pra familjet kanë marrë lejen, por nuk e kanë regjistruar ende pronën në emrin e tyre. Ndonëse përgjegjësia bie e tëra mbi Hipotekën, i pashkëputur nga faji është edhe ALUIZNI, i cili duhet të kishte dhënë më herët alarmin mbi këtë situatë. Por duket se edhe kjo amulli e krijuar do të marrë fund. Projekti për bashkimin “nën një çati” të tri institucioneve kyçe, siç janë ALUIZNI, Hipoteka dhe ATP, është vetëm fillimi i një reforme rrënjësore të paralajmëruar më herët edhe nga Kryeministri Rama. Gjatë deklaratës për shtyp, Lame hodhi në tryezë serish idenë që ka kohë për të cilën flitet, por pa i zbuluar të gjitha letrat. “Siç keni dëgjuar edhe nga deklaratat e Kryeministrit, i gjithë sektori i pronësimit në Shqipëri gjendet në pragun e një reforme tërësore, përfshirë këtu në radhë të parë ALUIZNI-n, me qëllim pajisjen me titull të qartë dhe të saktë të çdo prone të Republikës, pasi “pa pronësi të qartë nuk ka investim të sigurt”. Në këtë kuadër, edhe i gjithë institucioni i ALUIZNI-t do t’i nënshtrohet një ristrukturimi të plotë ligjor, strukturor dhe territorial, me qëllim që nga njëra anë t’u jepet jetë dhe të mundësohet përshtatja e vetë strukturës me sfidat e reja të katërvjeçarit; nga ana tjetër, të bëhet e mundur të korrigjohen një sërë problematikash që janë vënë re në këto katër vjet, për sa i përket marrëdhënieve dhe shërbimit ndaj qytetarëve”,- u shpreh Lame. 

Projekti i ri synon pajisjen e qytetarëve me certifikatë pronësie në harkun e pak minutave. Kështu, qytetarët nuk do të enden më dyerve apo të vihen në radhë pritjeje, pasi falë një sistemi të ri që pritet të ngrihet, tapitë do të gjenerohen automatikisht.

REFORMIMI

Reformimit që ka nisur nuk do t’i shpëtojë as trupa e punonjësve, të cilët sipas kreut të ALUIZNI-t do t’i nënshtrohen një testimi për vendin e punës.

“Prej sot (dje) i deklaroj të hapura dyert e institucionit për çdo djalë a vajzë, për çdo specialist të sektorit, që do të dëshironte të aplikonte për t’u bërë pjesë e radhëve tona, që nga pozicioni i specialistit të terrenit e deri te posti i drejtorit. Këtij procesi konkurrimi do t’i nënshtrohet në radhë të parë e gjithë struktura ekzistuese e jona, që nga Malësia e Madhe e deri në Konispol, drejtorët, shefat e sektorëve, specialistët dhe punonjësit e terrenit. Ky proces vetëkontrolli bëhet i domosdoshëm, pasi kemi edhe një masë punonjësish dhe drejtuesish që vazhdimisht janë bërë target i ankesave të qytetarëve”,-shtoi Lame.

Tags: LameLegalizimiNdertesa pa leje

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Qytetari bie në gjendje koma në mes të rrugës

Policia e Tiranës merr masa për protestën e opozitës, ndalohen parkimet dhe bllokohen rrugët

23/01/2026
FOTO/ Kukësi në shtetrrethim, qindra forca policie mësyjnë në qytet

KUKËS/ Fillimisht goditje me shkop bejsbolli, më pas i drejtojnë armën

23/01/2026
Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

23/01/2026
Një biznesmene dhe doganieri arrestohen në Rinas

E kapën kinezen me një çantë plot me euro dhe dollarë

23/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Qytetari bie në gjendje koma në mes të rrugës

Policia e Tiranës merr masa për protestën e opozitës, ndalohen parkimet dhe bllokohen rrugët

23/01/2026
FOTO/ Kukësi në shtetrrethim, qindra forca policie mësyjnë në qytet

KUKËS/ Fillimisht goditje me shkop bejsbolli, më pas i drejtojnë armën

23/01/2026
Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

23/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.