Shqipëria mirëpret Dinamon e Zagrebit, ja masat që ka marrë policia

Shqipëria mirëpret Dinamon e Zagrebit, ja masat që ka marrë policia

109
0
Shares

Policia e Elbasanit ka publikuar masat e sigurisë për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit ndërmjet ekipeve përfaqësuese “Skëndërbeu” Shqipëri – “Dinamo i Zagrebit” Kroaci që do të mbahet nesër në “Elbasan Arena”. Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan, ka marrë një sërë masash organizative në drejtim të sigurimit të rendit dhe qetësisë, për zhvillimin sa më normal para gjatë dhe deri në përfundim të ndeshjes ndërkombëtare të futbollit ndërmjet ekipeve përfaqësuese të Shqipërisë dhe të Kroacisë, e cila do të zhvillohet më datë 24.08.2017 në orën 20:00, në Stadiumin “Elbasan Arena”.

Sa me sipër , në orën 16:00, të datës 24.08.2017, ju bëjmë me dije se: Nuk do të lejohet parkimi i mjeteve në rrugën “11 Nëntori” nga “Kryqëzimi i Romëve” deri në dalje në unazë. Nga rruga “Kozma Naska” deri tek ish – konservimi, nuk do të lejohet parkimi I mjeteve pasi do të përdoret për raste emergjente. Nuk do të lejohet parkimi i automjeteve përreth dhe përballë stadiumit. Nuk do të lejohet qarkullimi i mjeteve nga “Kryqëzimi i Romëve” deri tek rruga “Kozma Naska”. Nuk do të lejohet Qarkullimi i mjeteve nga rruga “Kamber Sejdini”, “Kryqëzimi i Romëve” deri tek kryqëzimi me rrugën “Kozma Naska”. Lidhur me ndeshjen do të angazhohen 350 punonjës policie nga Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan, Komisaraitet vartëse të saj dhe nga FNSH-ja e Tiranës. Të gjithë sportëdashesit që do të marrin pjesë në këtë aktivitet, të jenë të pajisur me biletë dhe me kartë identiteti dhe të mos kenë me vete:

a) sende të forta,

b) shishe (të cfarëdolloji)

c) fishekzjarre

d) monedha apo metale (të cfarëdolloji)

e) çelësa të ndryshëm

Në të kundert NUK do të lejohen të futen në stadium. Në hyrje të stadiumit do të kontrrollohen të gjithë sportëdashësit. Të gjitha lokalet që ndodhen, përreth Stadiumit, nga ora 17:00 dhe deri në përfundim të ndeshjes do të jenë të mbyllura. Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan i kërkon qytetarëve që të minimizojnë më datë 24 Gusht 2017, duke filluar nga ora 16:00 lëvizjen e tyre me automjet brënda qytetit të Elbasanit, c’ka do të sillte një ndihmesë të madhe në zhvillimin sa më normal të këtij aktiviteti. Duke falenderuar qytetarët për mirëkuptimin dhe mediat për bashkëpunimin!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY