Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Emergjencat Civile: Rritet numri i vatrave të zjarrit në të gjithë Shqipërinë

20/08/2017
VIDEO & FOTO GALERI/ Flakë përfshijnë pikën turistike të Gjinarit, zjarri i afrohet banesave
Share on FacebookShare on Whatsapp

Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë shënuar 10 vatra zjarri në disa qarqe të  vendit. Në operacione për shuarjen e zjarreve janë angazhuar 70 punonjës zjarrfikës, 15 automjete zjarrfikëse, 70 personel nga Forcat të Armatosura të Ushtrisë, mbi 40 punonjës të Pyjores e të bashkive, dhjetëra qytetarë vullnetarë, të mbështetur edhe nga helikopterë. Specialistët e Emergjencave Civile, janë duke mbajtur situatën në monitorim të vazhdueshëm në të gjithë vendin. Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile, në Ministrinë e Punëve të Brendshme përsërit thirrjen ndaj të gjithë qytetarëve që në rast se konstatojnë zjarre, të njoftojnë menjëherë në numrat e emergjencave 112, 129 dhe 128.

QARKU SHKODËR

Vatrat e zjarrit në pyllin me pisha mbi pikën turistike të fshatit Theth, bashkia Shkodër, të cilat rrezikonin banesat dhe pushuesit janë shuar pas futjes në operacion të helikopterit. Forcat  e Pyjores nuk kanë mundur të ndërhyjnë për shkak të terrenit të thyer malor.

QARKU LEZHË

Vijon operacioni në fshatin Orosh, bashkia Mirditë në zjarrin  pranë një pylli me pisha. Zjarrfikësit me mjete janë mbështetur edhe nga forca ushtarake dhe forca të bashkisë. Zjarri është mbajtur nën kontroll nga forcat dhe nuk ka prekur pyllin me pisha. Zjarri ka djegur një sipërfaqe të konsiderueshme me ferra dhe shkurre.

QARKU ELBASAN

Vijon puna për izolimin e vatrave të zjarrit të rënë në një sipërfaqe me shkurre, ferra dhe pyll me lisa të vegjël, në fshatin Bulçar, bashkia Gramsh. Forcat zjarrfikëse, të mbështetura nga forca të pyjores dhe banorë të zonës, kanë izoluar gati të gjithë vatrat e zjarrit. Si pasojë e zjarrit është djegur sipërfaqe e konsiderueshme me shkurre, ferra dhe pyll me lisa të vegjël.

Në fshatin Hasmashaj, bashkia Peqin ka rënë zjarr në sipërfaqe me ferra dhe ullishte. Zjarrfikësit kanë ndërhyrë me mjete dhe shuan zjarrin. Si pasojë e zjarrit u dogjën rreth 0.2 ha me ferra dhe 3 rrënjë ullinj të moshës rreth 10-vjeçare.

QARKU FIER

Në vendgrumbullimin e plehrave të qytetit Lushnje ka rënë zjarr i cili rrezikonte të përhapej. Zjarrfikësit me mjete kanë ndërhyrë duke shuar zjarrin.

QARKU VLORË

Në fshatin Navaricë, Dhivër, bashkia Finiq ka rënë zjarr në një sipërfaqe të pyllëzuar, e cila ndodhet në një terren të thyer rreth 3 km larg nga Syri i Kaltër. Në vendngjarje kanë ndërhyrë zjarrfikësit të mbështetur nga punonjës të bashkisë dhe vullnetarë, të cilët kanë izoluar vatrat e zjarrit që rrezikonin banesat e fshatit Navaricë. Si pasojë e zjarrit u dogj sipërfaqe e konsiderueshme me shkurre, dushk dhe mare.

QARKU BERAT

Në fshatin Goraj, Perondi, bashkia Kuçovë ka rënë zjarr në sipërfaqe me shkurre dhe ullishte. Zjarrfikësit me mjete, të ndihmuar nga të bashkisë dhe forca vullnetare kanë shuar zjarrin. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe e konsiderueshme me shkurre dhe rrënjë ullinj.

QARKU KORÇË

Ka vazhduar puna për të shuar zjarrin e rënë në pyllin me pisha të larta në kufirin ndarës Lekas dhe Voskopojë, të bashkisë Korçë. Zjarrfikësit me mjete të mbështetur nga punonjës të bashkisë, punonjës të pyjores, banorë të zonës dhe dhjetëra dhe forca ushtarake, kanë shuar zjarrin. Si pasojë e zjarrit është djegur dhe përshkuar nga flakët një sipërfaqe e konsiderueshme pyll pishe. Në fshatin Shalës, bashkia Kolonjë ka rënë zjarr në sipërfaqe me shkurre, dëllinjë dhe pishë. Zjarrfikësit me mjete, të mbështetur nga forca të pyjores kanë shuar zjarrin. Si pasojë e zjarrit u dogj rreth 2 ha sipërfaqe me shkurre, dëllinjë dhe pishë. Në unazën e qytetit Ersekë, ka rënë zjarr në sipërfaqe me shkurre dhe ferra, pranë së cilës ndodhej një pikë karburanti. Zjarrfikësit kanë ndërhyrë duke shuar zjarrin. Si pasojë e zjarrit u dogj rreth 0.4 ha sipërfaqe me shkurre dhe ferra. Në Leskovik ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra te varrezat e qytetit.  Zjarrfikësit kanë ndërhyrë duke shuar zjarrin. Si pasojë e zjarrit u dogj 0.1 ha sipërfaqe me shkurre dhe ferra.

 

Tags: Emergjencat civileSHQIPERIzjarre

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Qytetari bie në gjendje koma në mes të rrugës

Policia e Tiranës merr masa për protestën e opozitës, ndalohen parkimet dhe bllokohen rrugët

23/01/2026
FOTO/ Kukësi në shtetrrethim, qindra forca policie mësyjnë në qytet

KUKËS/ Fillimisht goditje me shkop bejsbolli, më pas i drejtojnë armën

23/01/2026
Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

23/01/2026
Një biznesmene dhe doganieri arrestohen në Rinas

E kapën kinezen me një çantë plot me euro dhe dollarë

23/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Qytetari bie në gjendje koma në mes të rrugës

Policia e Tiranës merr masa për protestën e opozitës, ndalohen parkimet dhe bllokohen rrugët

23/01/2026
FOTO/ Kukësi në shtetrrethim, qindra forca policie mësyjnë në qytet

KUKËS/ Fillimisht goditje me shkop bejsbolli, më pas i drejtojnë armën

23/01/2026
Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

23/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.