Tajari e masakroi për vdekje gruan në Lushnjë, zbardhen arsyet e krimit

Tajari e masakroi për vdekje gruan në Lushnjë, zbardhen arsyet e krimit

141
0
Shares

Tajar Kazanxhi 55 vjeç banues në Lushnjë masakroi për vdekje gruan e tij të dytë. Ai e goditi me sqepara në kokë. Shkak për masakrimin deri në vdekje të 51-vjeçares Natasha Kazanxhi është bërë xhelozia dhe konfliktet e vazhdueshme. Ngjarja ndodhi një ditë më parë në fshatin Plug të Lushnjes. Natasha ishte bashkëshortja e dytë e 55-vjeçarit dhe kishin rreth një vit që ishin martuar. Ata jetonin në shtëpinë e 55-vjeçarit në fshatin Plug ndërsa 51-vjeçarja kishte dhe dy fëmijë nga martesat e mëparshme të cilët jetojnë jashtë shtetit. Por duket se marrëdhënia e tyre nuk ka qenë shumë e qetë. Ata kishin pasur zënka të shumta që kishin arritur deri në faktin që gruaja të kërkonte largimin e burrit nga shtëpia. Këto sherre ishin shpeshtuar, duke sjellë edhe krimin e djeshëm.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY