Ka humbur jetën në spital 51 vjeçarja nga Lushnja e cila u godit me sende të fora nga bashkëshorti. Natasha Kazanxhi ishte dërguar më herët në spitalin traumës, pasi ishte goditur dhe dhunuar nga bashkëshorti i saj, 55 vjeçari Tajar Kazanxhi.
51 vjeçarja nuk ka mundur dot ti mbijetojë plagëve të marra në trup. Natasha ishte qëlluar me sqepar nga bashkëshorti i saj. 51 vjeçarja nuk ka mundur dot ti mbijetojë plagëve të marra në trup. Viktima dhe autori jetonin në plug të Lushnjës.
Ja çfarë deklaroi policia më herët::
Në datën 18.08.2017, rreth orës 18:15, në fshatin Plug, shtetasi Tajar K., 55 vjeç, në banesë ka goditur me sende të forta bashkëshorten e tij, shtetasen N.K, 51 vjeçe, e cila ndodhet në gjendje të rëndë shendetësore në Spitalin Lushnje.
Policia ka shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lushnje, autorin e dyshuar, shtetasin Tajar K.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të kësaj ngjarje.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/