Nderkombetaret, takim me zevendeskryeministren Mandija:Raporti ishte serioz

Nderkombetaret, takim me zevendeskryeministren Mandija:Raporti ishte serioz

146
0
Shares

Zëvendëskryeministrja, znj. Ledina Mandija, zhvilloi sot takime me përfaqësues të zyrës së Bashkimit Evropian në Shqipëri, zyrës së Këshillit të Evropës dhe OSBE-së.
Në këtë takim, Zëvendëskryeministrja në mbyllje të mandatit të Task-Forcës iu dorëzoi personalisht partnerëve ndërkombëtarë materialin përmbledhës për zgjedhjet, shoqëruar me të gjitha anekset, informacionet dhe raportimet zyrtare të ministrive.
Zëvendëskryeministrja falënderoi partnerët ndërkombëtarë për ekspertizën e tyre të çmuar dhe rolin e mbështetjen e tyre të vazhdueshme gjatë funksionimit të Task-Forcës.
Partnerët ndërkombëtarë përgëzuan Zëvendëskryeministren për punën e kryer gjatë drejtimit të Task-Forcës dhe për seriozitetin e pasqyrimit të të dhënave duke shpresuar që ky raport do të shërbejë për ndjekjen e mëtejshme të problematikës së trajtuar në të nga organet shtetërore kompetente.
Zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë themeli i një sistemi demokratik dhe për këtë arsye Zëvendëskryeministrja shpreh besimin se ky raport është një pikë referimi për kryerjen e ndryshimeve të nevojshme në kuadrin ligjor me qëllim përmirësimin e standardit të zgjedhjeve dhe nxitjen e subjekteve zgjedhorë për të hequr dorë njëherë e mirë nga fenomeni i shëmtuar i shitblerjes se votës dhe përdorimit të elementëve dhe grupeve kriminale në zgjedhje.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY