EMRAT/ Shkodër, lirohet pengu i 4 mijë eurove, policia arreston autorin

EMRAT/ Shkodër, lirohet pengu i 4 mijë eurove, policia arreston autorin

119
0
Shares

Përfundon pengmarrja për borxhin e pakthyer 4 mijë euro në Velipoje. Policia ka mundur pas oresh te gjata negociatash te arrestoje pengmarresin dhe te liroje pengun.
Policia ka arrestuar sot autorin i cili është Dodë Gjikolaj. Sipas policise, ky ka marre peng shtetasin Pjetër Narka, 31-vjeç.
Sipas hetimeve të deritanishme, rezulton se mes këtyre dy personave ka pasur një marrëveshje për kthimin e borxhit mbrëmjen e së hënës.
Palët janë takuar, por situata shumë shpejt është përshkallëzuar pasi viktima nuk i ka kthyer borxhin.
Në këtë moment, personi që dyshohet si autor i kësaj pengmarrjeje ka nxjerrë armën dhe nën kërcënimin e saj e ka detyruar viktimën të futet në bagazhin e makinës.
Mësohet se ai nuk i është ndaluar postobllokut të policisë mbrëmë, por sot forcat e policisë kanë arritur ta ndalojnë.
Policia e Shkodrës u vu ne ndjekje të mjetit dhe nisi negociatat per lirimin e pengut.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY