Futen me forcë në shtëpi dhe kërcënojnë ish-gruan e xhaxhait, dy të...

Futen me forcë në shtëpi dhe kërcënojnë ish-gruan e xhaxhait, dy të rinjtë bien në duart e policisë

200
0
Shares
Foto Ilustruese nga arkivi

Grindja për banesën është kthyer në mollë sherri mes gruas dhe burrit, ku ky i fundit ka dërguar persona të maskuar në shtëpi për të kërcënuar bashkëshorten e tij që kjo të largohej nga shtëpia.
Policia e Vlorës ka vënë në pranga dy shetas gjatë ditës së sotme, pasi ata kanë hyrë me dhunë në banesë dhe kanë kanosur me armë zjarri shtetasen F.S.
Sipas policisë shtetasja F.S dhe bashkëshorti i saj SH.S ishin ndarë ligjërisht, por jetonin sërish në të njëjtën banesë, për këtë arsye burri ka kërkuar ndihmën e nipit shtetasit S.S, i cili në bashkëpunim me një person tjetër janë futur forcërisht në banesë dhe kanë kërcënuar me armë F.S, duke i kërkuar të largohet menjëherë nga banesa.

Njoftimi i policisë:
Policia arreston një shtetas, i cili dyshohet se në bashkëpunim me një shtetas tjetër, pasi kanë hyrë në një banesë, kanë kanosur me armë zjarri të zonjën e banesës, duke ushtruar dhe dhunë fizike ndaj saj.
Më datë 14.08.2017 rreth orës 01:30, Salla Operative Vlorë njoftohet se në një banesë në fshatin Brataj, ka të shtëna me armë zjarri.
Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe ka konstatuar se është qëlluar me armë në banesën e shtetasit Sh.S dhe F.S.
Autorët kanë qënë dy persona, të cilët pasi kanë qëlluar më armë në pjesën e brendshme të banesës, (në korrior), kanë ushtruar dhunë fizike ndaj shtetases F.S, dhe më pas janë larguar menjëherë.
Nga të shtënat nuk ka persona të lënduar.
Nga hetimet e policisë ka rezultuar se ish bashkëshortët (shtetasit Sh.S. dhe F.S), të cilët janë ndarë ligjërisht, kanë konflikte të vazhdueshme me njëri-tjetërin për çështje pronësie.
( Dyshohet se dy shtetasit kanë hyrë në banesë, për të kanosur me armë shtetasen F.S., ku kanë përdorur edhe dhunë fizike ndaj saj, si një formë kërcënimi për tu larguar nga banesa e ish bashkëshortit të saj).
Si rezultat i hetimeve dhe kontrolleve që policia nisi për identifikimin dhe kapjen e autorëve u bë e mundur kapja dhe ndalimi i njërit prej tyre, konkretisht:
Ervis Karçanaj, 24 vjeç, banues në Velsh,Vlorë.
Ky shtetas rezulton të jetë nip i shtetasit Sh.S., ku së bashku me autorin tjetër (ende të paidentifikuar nga policia), kanë hyrë në banesë dhe kanë kanosur shtetasen F.S..
Vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit të dytë të kësaj ngjarjeje.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY