Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Bie perandoria e seksit ne Tirane, 28 arrestime

14/08/2017
EMRAT/ Shfrytëzonin vajza për prostitucion, gjykata franceze shpall fajtorë çiftin shqiptar
Share on FacebookShare on Whatsapp

Prokuroria e Tiranës dërgon për gjykim 28 persona të akuzuar për përfshirjen në një rrjet të gjerë prostitucioni, të cilët vepronin të organizuar në zona të ndryshme të kryeqytetit.

Në bazë të hetimeve, të cilat janë përfunduar në fund të muajit korrik 2017, 8 prej të pandehurve akuzohen për veprat penale të “Shfrytëzimit të prostitucionit”, ndërsa të tjerët për veprën penale të “Prostitucionit”.

Hetimi i Prokurorisë së Tiranës, i nisur në bazë të informacionit policor, si edhe i kryer me veprime konkrete policore në terren ka zbuluar se një pronar hoteli, disa persona që ushtronin profesion edhe taksist, një inspektor policie, si edhe disa vajza, bashkëpunonim me njëri-tjetrin për të siguruar “klientelë” për vajza që ushtronin aktivitetin e paligjshëm të prostitucionit. Pagesa për çdo “shërbim seksual” varionte në shifrat 50-200 euro për orë.

Prokuroria e Tiranës identifikoi persona përgjegjës në bazë të hetimit, i cili përfshinte të paktën 3 episode kryesore, nga të cilat rridhin edhe disa të tjera, ku personazhet e këtij aktiviteti lidheshin me njëri-tjetrin.

 

Episodi 1

Shtetasi Mentor Koka, ndaj të cilit aktualisht ka masë sigurimi “arrest me burg” në mungesë, kishte krijuar mundësitë që në ambjentet e hotelit dhe lokalit të tij të ushtrohej aktiviteti i prostitucionit. Ai bashkëpunonte me shtetasen Fllanxa A., e cila krahas ushtrimit të prostitucionit, siguronte edhe vajza të tjera, kryesisht nga zona periferike të vendit, në vështirësi financiare, për të ofruar shërbime seksuale.

Shtetasi Mentor Koka ka njohur shtetasen L.Q. dhe i ka ofruar punë në lokalin e tij. Ai e ka njohur shtetasen L.Q. me Fllanxa A., e cila e mori në shtëpinë e saj dhe e përfshiu në aktivitetin e prostitucionit. Në këtë shtëpi gjendeshin edhe 2 vajza të tjera, të cilat gjithashtu ushtronin këtë aktivitet të paligjshëm.

Nga vëzhgimet në terren, në kuadër të këtij hetimi, rezulton se 4 vajzat, përfshirë edhe Fllanxa A., u “shërbenin” klientëve në hotelin e shtetasit Mentor Koka, por edhe në hotele dhe ambjente të tjera private. Pas kryerjes së “shërbimeve”, klientët i dërgonin sërish vajzat tek Mentor Koka dhe i bënin pagesën këtij të fundit.

Të ardhurat e siguruara nga ushtrimi i prostitucionit i merrte i pandehuri Mentor, ndërsa të pandehurave të tjera u hiqnin shpenzimet e ushqimit, fjetjes dhe veshjes.

 

Episodi 2

Në vijim të këtij hetimi, u konstatua se e pandehura Fllanxa A., mbante kontakte të vazhdueshme me punonjësin e policisë Elton Sh, si edhe me shtetasin Mariglen A., i cili punonte taksist. Nga veprimet hetimore, rezulton se këta dy shtetas u siguronin klientë vajzave që jetonin me Fllanxa A., por edhe disa të tjerave, të cilat ushtronin aktivitetin e prostitucionit. Nga hetimet e këtij rasti, veçohet një situatë kur taksisti Mariglen A., po shoqëronte tre vajza për të prostituuar në një hotel pranë qendrës së Tiranës. Rrugës pranë hotelit, mjeti taksi ndalohet nga Policia e qarkullimit për kontroll dokumentash. Në këtë moment, taksisti Mariglen A., kontakton me inspektorin e Policisë Elton Sh., të cilit i kërkon ta ndihmojë të mos ketë probleme.

Elton Sh., afrohet me makinën e tij dhe, pasi komunikon me patrullën e policisë, largohet me të gjithë personat e gjendur në taksi, duke e drejtuar vetë mjetin, ndërkohë që automjetin e tij e parkoi. Pasi udhëtojnë në disa rrugë të Tiranës, mjeti taksi i drejtuar nga Elton Sh., ndalon sërish pranë hotelit për ku ishin nisur vajzat, të cilat zbresin dhe ai largohet me mjetin e tij.

Duke konstatuar këtë situatë, hetimi u shtri edhe tek këta dy persona (punonjësi i policisë dhe taksisit), nga ku rezultoi se ata përfshiheshin shpesh në gjetjen e klientelës për vajzat që ushtronin prostitucion, duke marrë edhe përqindjen e parave për rolin e tyre. Së bashku me këta të dy, në aktivitetin e shfrytëzimit të prostitucionit, rezultoi i përfshirë edhe Arben B.

 

Episodi 3

Në bazë të hetimeve të mësipërme, u zbulua, ndër të tjera, se shtetasi Eduart B., i cili bashkëjetonte me shtetasen A.I., shfrytëzonte këtë të fundit, si edhe disa vajza të tjera, për prostitucion. Eduart B., mbante kontakte të vazhdueshme me Fllanxa A., me të cilët koordinohej për shpërndarjen e punës për vajzat, duke caktuar edhe çmimin për “shërbimet”, si edhe përqindjen që do të merrte ai për sigurimin e klientelës.

 

Pas sigurimit të informacionit të plotë, prokuroria e Tiranës ka urdhëruar policinë të ndërhyjë në disa raste, ku janë gjetur në flagrancë vajzat që ushtronin prostitucion, si edhe klientët e tjerë, të cilët tashmë akuzohen për veprën penale të “Prostitucionit”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Rama takon Netanyahun në Jeruzalem, theksohen marrëdhëniet historike Shqipëri–Izrael

Rama takon Netanyahun në Jeruzalem, theksohen marrëdhëniet historike Shqipëri–Izrael

26/01/2026
EMRI/ U dënua nga GJKKO me 6 vjet burg, kapet më në fund në Fushë Krujë

GJIROKASTËR/ Në pranga bashkëjetuesi për shkak të vajzës së mitur të mikeshës

26/01/2026
SPAK kontrolloi shtëpinë e ish deputetit të PS dhe ish ministrit të Nanos

Nis procesi gjyqësor për çështjen ‘Partizani’, largohet media. Arsyetimi i gjykatës

26/01/2026
Aksident në Tiranë, Audi që ndiqej nga policia godet disa makina, rrezikohen kalimtarët

Qëlloi të bijën me thikë në një rrugë të Durrësit

26/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Rama takon Netanyahun në Jeruzalem, theksohen marrëdhëniet historike Shqipëri–Izrael

Rama takon Netanyahun në Jeruzalem, theksohen marrëdhëniet historike Shqipëri–Izrael

26/01/2026
EMRI/ U dënua nga GJKKO me 6 vjet burg, kapet më në fund në Fushë Krujë

GJIROKASTËR/ Në pranga bashkëjetuesi për shkak të vajzës së mitur të mikeshës

26/01/2026
SPAK kontrolloi shtëpinë e ish deputetit të PS dhe ish ministrit të Nanos

Nis procesi gjyqësor për çështjen ‘Partizani’, largohet media. Arsyetimi i gjykatës

26/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.