Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Shefi i Antimafias italiane: Shqipëria eksporton drejt Pulias luftën e përgjakshme me klanet mafioze, rivale të drogës

10/08/2017

Share on FacebookShare on Whatsapp

Autoritetet italiane po kthejnë vëmendjen nga kriminaliteti në Pulia. Ai i organizuar që po merr përmasa të mëdha. Lajmi i vrasjes së katër personave në Foggia, në San Marco, ka zënë vend kryesor në të gjitha mediat kryesore. Arsye për këtë është mënyra e ekzekutimit: një njësi vrasësish e përbërë nga katër ose pesë persona në ndjekje të një makine ku ndodhet objektivi kryesor: Mario Luciano Romito, 50 vjeç, i konsideruar si bosi i klanit të Manfredonias, në Gargano. Për vrasjen janë përdorur dy armë, AK 47 dhe një armë gjahu, kalibri 12. Në fillim vrasësit kanë vrarë Romiton dhe kunatin, Matteo de Pajma që bënte shoferin, më pas janë vënë në ndjekje të një makine ku ndodheshin dy fshatarë që kishin qenë rastësisht dëshmitarë. Vëllezërit Luigi dhe Aurelio Luciani, 47 dhe 43 vjeç nuk ja dolën dot të largoheshin.
Ngjarja ka bërë bujë sepse risjell në Itali skenat e Siçilisë së viteve ’80 – ’90, por në një rajon si Pulia, kriminaliteti i organizuar i të cilës, është konsideruar deri së fundmi si Mafie e Serisë B.
Rreth këtij problemi ka bërë disa komente edhe prokurori i Antimafies Italiane, Franco Roberti, sipas të cilit përplasjet mes klaneve në Pulia, vijojnë prej 30 vjetësh. Sipas tij ka pasur 300 vrasje dhe 80% e tyre kanë mbetur pa u zbuluar.
“Sot konflikti është ndezur rreth trafikut të drogës, sidomos të drogave të lehta që vijnë nga Shqipëria. Një biznes kolosal që ushqen oreksin e klaneve dhe që përfshin gjithë bregun adriatik, nisur nga ai foxhian deri në Europë. Mafia foxhiane është një degë e Camorrës napoletane. Kohët e fundit janë përforcuar strukturat hetimore në territor dhe besoj se do të procedohet më tej. Në prillin e shkuar u hap një seksion i Ros në Foggia që mungonte dhe Prokuroria e Qarkut të Barit është e angazhuar në koordinimin e hetimeve.
Natyrisht duhet bërë më shumë, edhe në planin e bashkëpunimit ndërkombëtar për të ndaluar lumin e drogave të lehta që vijnë nga Shqipëria, sepse janë pikërisht ato që po çojnë në shpërthimin e konflikteve. Ishim në Shqipëri muajin e kaluar për të kërkuar bashkëpumim, takuam në Romë ministrin e Brendshëm shqiptar që premtoi bashkëpunim më të madh. Duhet të fitojmë mbi omertanë dhe për ta bërë këtë duhet krijuar një kulturë e ligjshmërisë që në atë territor është ende periferik”, shprehet Roberti.
Ai ka theksuar se pa bashkëpunimin e qytetarëve dhe shoqërisë civile nuk mund të bëhet shumë. Në hetimet e fundit dhe gjykimin për një rrjet gjobvënieje, prokuroria e Barit nuk u asistua nga askush, as nga komuna e Foxhias që nuk u bë pjesë civile e procesit. Një mentalitet që duhet eliminuar në rrënjë. Për sa intereson Shqipërinë, ky episod i dhunshëm në Foxhia na bën të kuptojmë se për çfarë sasie parash bëhet fjalë dhe sa ndikim kanë këto para për të kontrolluar pushtetin në Shqipëri, kur edhe në Itali, një rajon i tërë si Pulia po vihet nën kontrollin e këtij fluksi që po inkriminon masivisht.

Franco Roberti

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Dyshohet për dy të vrarë në autostradën Fier Vlorë

Humb jetën mësuesja ndërsa kamionisti rëndë, aksident tragjik në Gramsh

27/01/2026
Rama takon Netanyahun në Jeruzalem, theksohen marrëdhëniet historike Shqipëri–Izrael

26/01/2026
EMRI/ U dënua nga GJKKO me 6 vjet burg, kapet më në fund në Fushë Krujë

GJIROKASTËR/ Në pranga bashkëjetuesi për shkak të vajzës së mitur të mikeshës

26/01/2026
SPAK kontrolloi shtëpinë e ish deputetit të PS dhe ish ministrit të Nanos

Nis procesi gjyqësor për çështjen ‘Partizani’, largohet media. Arsyetimi i gjykatës

26/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Dyshohet për dy të vrarë në autostradën Fier Vlorë

Humb jetën mësuesja ndërsa kamionisti rëndë, aksident tragjik në Gramsh

27/01/2026
Rama takon Netanyahun në Jeruzalem, theksohen marrëdhëniet historike Shqipëri–Izrael

Rama takon Netanyahun në Jeruzalem, theksohen marrëdhëniet historike Shqipëri–Izrael

26/01/2026
EMRI/ U dënua nga GJKKO me 6 vjet burg, kapet më në fund në Fushë Krujë

GJIROKASTËR/ Në pranga bashkëjetuesi për shkak të vajzës së mitur të mikeshës

26/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider