Një vit nga vrasja e Ardit Gjoklajt, dështon gjyqi për fadromistët e kompanisë 3R, që “vranë” minorenin.
Pas makinacioneve, të Edurim Teqjas (administratori i kompanisë 3R, që kryente selektimin e mbetjeve në landifillin e Sharrës, punëtor i së cilës ishte minoreni Ardit Gjoklaj, që gjeti vdekjen brenda vendgrumbullimit të mbetjeve), për ta hequr veten e tij nga lista e të kërkuarve nga policia dhe për të ndërruar “statusin” nga i akuzuar” në “dëshmitar”, i njëjti personazh tashmë “tërheq prej hunde” Gjykatën, duke mos u paraqitur të paktën prej 12 seancash.
Më kot Gjykata “kërkon ndihmë”, për gjetjen e tij, sepse ai nuk gjendje “kur ishte në kërkim” nga Policia e jo tani…
Në 7 shkurt të këtij viti, në Gjykatën e Tiranës është regjistruar dosja në ngarkim të dy fadromistëve Defrim Hakrama, Edmond Kollari, të akuzuar për “shkelje e rregullave të mbrojtjes në pune, Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt”.
Në 23 mars filloi gjyqi. Seanca e kësaj date dhe e më pasmja, e 29 marsit 2017, vijuan normalisht.
Pas këtyre seancave, për 12 të tilla rresht, Gjyqtari Gerd Hoxha lut dëshmitarët që të paraqiten në sallën e gjyqit.
“Gjykata në këto kushte ndërpret shqyrtimin gjyqësor bazuar në nenin 342 të K. Pr. Penale dhe shtyn seancën gjyqësore për ne dt. … për tu njoftuar dëshmitaret ….
-Të njoftohet prokurori.
-Të njoftohen dëshmitarët.
-Të urdhërohet DPB të shoqërojë të pandehurit në seancë.
-Tiranë sot, dt. ….”.
Ky është njoftimi i përsëritur 12 herë nga gjyqtari Gerd Hoxha, ku ndryshon vetëm data dhe ora, por që nuk shqetëson Edurim Teqjan, kreun e PS Peqin, administratori i kompanisë 3R. Për 12 seanca rresht Edurim Teqja, injoron dhe shpërfill Gjykatën, me mosparaqitjen e tij dhe të dëshmitarëve të tjerë, vartës të tij…
Njoftimi më i fundit i Gjykatës
Data, 25. 07. 2017
Ora, 1:27:13 MD
Gjykata Vendim:
Gjykata në këto kushte ndërpret shqyrtimin gjyqësor bazuar në nenin 342 të K.Pr.Penale dhe shtyn seancën gjyqësore pre ne dt. 12. 09. 2017 ora 12:30, për tu njoftuar dëshmitaret shtetasit Samet Muharremi, Sokol Brasha, Gëzim Behari dhe Edurim Teqja.
Seanca gjyqësore shtyhet tej afateve ligjore për shkak të lejes vjetore që merr gjykata.
-Të njoftohet prokurori. DRONI.al







