Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Dosja “Ballisti” niset drejt Kroacisë: Në Serbi i rrezikohet jeta

08/08/2017
Si u bë arrestimi i Ballist Morinës, kush janë 3 personat e tjerë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Federata Shqiptare e Futbollit, në kuadër të përpjekjeve për të ndaluar ekstradimin e Ismail Morinës, i njohur edhe si “Ballist” Morina, nga Kroacia drejt Serbisë, i ka dorëzuar ditën e martë Ministrisë së Drejtësisë një raport mbi vendimin e Gjykatës sportive KAS, për ndeshjen e ndërprerë Serbi-Shqipëri të 14 tetorit 2014 në Beograd.
Në këtë vendim, ku Shqipëria fitoi tre pikët në tavolinë, gjykata sportive ka përmendur koret raciste si dhe dhunën e paprecedentë fizike që tifozët dhe personeli i stadiumit kanë ushtruar ndaj lojtarëve dhe stafit teknik të kombëtares shqiptare.
Këto detaje, së bashku me viedon përkatëse, pritet të bëhen pjesë e relacionit që ministri i Drejtësisë, Gazment Bardhi shumë shpejt do t’i dërgojë homologut kroat për të bindur qeverinë në Zagreb që të mos e lejojë ekstradimin e Morinës drejt Serbisë, siç ka vendosur Gjykata e Dubrovnikut.
Sipas legjislacionit kroat, pavarësisht vendimeve të marra nga gjyqësori për çështje të tilla, që kanë të bëjnë me ekstradime ku ka pretendime për përndjekje raciste ose etnike, është qeveria kroate që thotë fjalën e fundit.
Përveç relacionit të Ministrisë së Drejtësisë, më herët edhe ministri Bushati deklaroi se pas takimit të dy kryeministrave besonte se Morina nuk do të ekstradohet, duke sjellë si shembull vendimin e Italisë, e cila nuk pranoi dërgimin e tij në Beograd. Ndërkohë, pritet që më datë 11 gusht të zhvillohet seanca paraprake në Gjykatën e Lartë kroate pikërisht për këtë çështje. /TCH/

Tags: ballistiKROACI

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

GJKKO kthen kërkesën e SPAK për lirimin nga akuza të kreut të KPP, Myzyri

GJKKO kthen kërkesën e SPAK për lirimin nga akuza të kreut të KPP, Myzyri

25/05/2026
Zjarri përfshin një pallat te ‘Ali Demi’ në Tiranë

Zjarri përfshin një pallat te ‘Ali Demi’ në Tiranë

25/05/2026
Hyri me gomone pranë pushuesve në Dhërmi, gjobitet me 500 mijë lekë

Hyri me gomone pranë pushuesve në Dhërmi, gjobitet me 500 mijë lekë

24/05/2026
Berisha reagon ndaj kritikëve për zgjedhje me një kandidat: Forma më demokratike, PS nuk zgjedh prej 17 vitesh

Berisha reagon ndaj kritikëve për zgjedhje me një kandidat: Forma më demokratike, PS nuk zgjedh prej 17 vitesh

24/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

GJKKO kthen kërkesën e SPAK për lirimin nga akuza të kreut të KPP, Myzyri

GJKKO kthen kërkesën e SPAK për lirimin nga akuza të kreut të KPP, Myzyri

25/05/2026
Zjarri përfshin një pallat te ‘Ali Demi’ në Tiranë

Zjarri përfshin një pallat te ‘Ali Demi’ në Tiranë

25/05/2026
Hyri me gomone pranë pushuesve në Dhërmi, gjobitet me 500 mijë lekë

Hyri me gomone pranë pushuesve në Dhërmi, gjobitet me 500 mijë lekë

24/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.