Një 55 vjeçare ka humbur jetën në mënyrë tragjike ditën e sotme në Drinin e Zi.
Gruaja është futur në lumë për të shpëtuar dy fëmijë të mitur të cilët ishin duke u larë në lumë.
Fëmijët e moshës 10 dhe 6 vjeç kanë mundur të shpëtojnë dhe janë dërguar menjëherë në spitalin e Peshkopisë, por për 55 vjeçaren futja në lumë ka rezultuar fatale.





