Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Burgjet në Belgjikë dhe kushtet e tmerrshme, banjot pa dushe, rreziku që kanosin

07/08/2017
Burgjet në Belgjikë dhe kushtet e tmerrshme, banjot pa dushe, rreziku që kanosin
Share on FacebookShare on Whatsapp

Për shkak të shkeljeve të të drejtave të të burgosurve burgjet e Belgjikës janë shpesh në qendër të kritikave të ashpra ndërkombëtare.
Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut në Strasburg e ka dënuar shtetin belg në mjaft raste për shkak se Belgjika ka shkelur të drejtat e të burgosurve. Karta e të Drejtave të Njeriut përcakton se të burgosurit nuk lejohet të torturohen, të ofendohen apo të poshtërohen. Në korrik, Komisioni i Këshillit të Europës kundër Torturës publikoi një raport në të cilin Belgjika akuzohet për kushte çnjerezore dhe degraduese në burgje. Si shembull negativ në këtë raport përmendet edhe burgu në Lantin ku kushtet u acaruan edhe më tepër gjatë një greve dymujore të personelit të burgjeve në fillim të vitit të kaluar.
Belgien Gefängnisëärter Streik Protest vor dem Gefängnis Saint-Gilles in Brüssel (Reuters/F. Lenoir)
“Të burgosurit janë mbajtur të mbyllur pa ndërprerje në qelitë e tyre, ata shpesh nuk kishin as mundësi për të bërë dush për ditë me radhë”, thotë avokati Mathieu Simonis. Kushtet higjienike sidomos gjatë verës janë katastrofike. Gjatë grevës qelitë dhe tualetet nuk ishin pastruar, nuk ishin hequr plehërat dhe përveç kësaj edhe kujdesi mjekësor i të burgosurve nuk funksiononte. Kulmi tragjik i grevës ishte vrasja e një të burgosuri nga një i burgosur tjetër me probleme mendore, thotë, avokati. Një i burgosur tjetër u dënua në mungesë për shkak se nga burgu nuk kishte personel që ta shoqëronte atë për në gjykatë.

Dëmshpërblim dhe shpresa për të burgosurit
Avokati Mathieu Simonis ngriti padi pranë gjykatës dhe fitoi. Shteti belg duhet t’u paguajë dëmshpërblim të burgosurve.
Në burgjet belge ka mjaft shkelje të të drejtave të njeriut, thotë Delphine Paci. Ajo është kryetare e seksionit belg të Vëzhguesve Ndërkombëtar të Burgjeve (OIP). Ajo mendon se aktualisht rreth 700 vetë mbahen të arrestuar në kushte jashtëzakonisht të vështira: në qeli nuk ka shtretër të mjaftueshëm për të gjithë të burgosurit, qelitë janë pa ujë ose tualete dhe në burgje nuk ofrohet shërbimi përkatës mjekësor.

Tags: belgjikeburgkushte

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Zjarri përfshin një pallat te ‘Ali Demi’ në Tiranë

Zjarri përfshin një pallat te ‘Ali Demi’ në Tiranë

25/05/2026
Hyri me gomone pranë pushuesve në Dhërmi, gjobitet me 500 mijë lekë

Hyri me gomone pranë pushuesve në Dhërmi, gjobitet me 500 mijë lekë

24/05/2026
Berisha reagon ndaj kritikëve për zgjedhje me një kandidat: Forma më demokratike, PS nuk zgjedh prej 17 vitesh

Berisha reagon ndaj kritikëve për zgjedhje me një kandidat: Forma më demokratike, PS nuk zgjedh prej 17 vitesh

24/05/2026
Protesta masive në Madrid kundër Pedro Sanchez: Socialistë mafiozë!

Protesta masive në Madrid kundër Pedro Sanchez: Socialistë mafiozë!

24/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Zjarri përfshin një pallat te ‘Ali Demi’ në Tiranë

Zjarri përfshin një pallat te ‘Ali Demi’ në Tiranë

25/05/2026
Hyri me gomone pranë pushuesve në Dhërmi, gjobitet me 500 mijë lekë

Hyri me gomone pranë pushuesve në Dhërmi, gjobitet me 500 mijë lekë

24/05/2026
Berisha reagon ndaj kritikëve për zgjedhje me një kandidat: Forma më demokratike, PS nuk zgjedh prej 17 vitesh

Berisha reagon ndaj kritikëve për zgjedhje me një kandidat: Forma më demokratike, PS nuk zgjedh prej 17 vitesh

24/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.