Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Zemërimi i valltares së Ansamblit: Kujt i duhet patriotizmi? Atë që hoqa në 27 ditë në Shqipëri, s’e kam hequr ne 27 vite jashtë

06/08/2017
Zemërimi i valltares së Ansamblit: Kujt i duhet patriotizmi? Atë që hoqa në 27 ditë në Shqipëri, s’e kam hequr ne 27 vite jashtë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Valltarja e njohur e Ansamblit të Këngëve dhe Valleve, Linda Kalemi, i shtohet debatit që ka hapur një status i tenorit Agim Hushi, që deklaronte largimin jashtë Shqipërisë. Kalemi jeton prej 27 vitesh jashtë dhe ka shpërthyer në një lumë kritikash për situatën në të cilën ndodhet Shqipëria.
“Kujt i duhet patriotizmi?”, pyet ajo teksa rendit një sërë ngjarjesh të pakëndshme që thotë se i kanë ndodhur gjatë qëndrimit të saj 1 mujor në Shqipëri.

Statusi i plotë i Linda Kalemit në “Facebook”
Hy në kufi, dredhon rrugët e gjelbra si sixhade, rrotull njerëz, fëmijë, lopë, kuaj…
Të duken si të shtëpisë. Vazhdon rrugën nëpër autostrada kurioze të kapësh ndonjë ndryshim. Buzëqeshur e sy perënduar nga malli hyn në Tiranë.
– O ma… shih sa bukur, a sistemohemi prapë këtu??
– Kismet djali… duke parë, duke bërë…
Ngjita shkallët e pallatit të shtruara me qylym fara luledielli e mure dekoruar me shkarravina e citate banale.
Hy brenda, doja të çlodhesha, e pamundur, pa pushim ulërima fëmijësh që lozin jashtë deri në mesnatë.
Parkova makinën me rregullat e trafikut por e gjeta gomën duke dhënë shpirt nga thikat që kishte marrë. Më thanë që e bën gomisteri pranë.
Trafiku rënkon, në një miniqytet bllokohesh orë të tëra rrugëve nga shoferë që flenë me celular në vesh apo çiliminj shtriqur sediljeve me dorën në timon dhe buzët tek e dashura.
Një nga këta më goditi mbrapa, i vogël mendova t’ia fal por kur e pashë të afrohej krekosur si gjel e të shfrynte alla shqip më hipën bubat. Thirra policinë që ja mori lekët e dëmit, i dha si çeço e iku si lepur.
Kërkoj të parkoj por nuk gjej vizat që janë fshirë kudo. Eci trotuareve, e pamundur. Jam rrëzuar, kam kapur peshkun 2 herë se pllakat janë akoma të kohës së xhaxhit. Rrofshin pijanecët që më mjekuan plagët me raki.
Shkoj në ambulancë, mjek s’ka, me siguracion shëndeti por ilaçet e duhura me lekë.
Shkoj zyrave s’gjej njeri. Shkoj te noteri të mashtron me buqetë elozhesh. Gjyqe pronash që të nxjerrin në pension, lajme vrasjesh makabre që të bëjnë të mendohesh para se të hapësh gojën.
Ulem në kafe, rrotull bukuroshe që shajnë me libër shtëpie. Kamarieri s’të hedh sytë, shërbimi zero, kudo çmime në qiell, maratone asfaltesh, mbi to rini pa shpresë me thika në brez, duken të vogla por ta nxijnë.
Më e keqja pluhuri në mushkëri. Çfarë mbeti tjetër??
Patriotizmi kujt i duhet? Atë që hoqa në 27 ditë, s’e kam hequr ne 27 vite jashtë.
Të dashur patriotë, do ju lë me parullën tuaj, “Eja kontribuo në atdhe”.
Unë po ju them: “Që të dua, të dashuroj apo të kontribuoj me parë duhet të ekzistoj”.
Ju çfarë bëni për atdheun e shtresat në nevojë, si e ngrini zërin, veç disa kokrrave ku jeni në protesta?
Ndaj njerëz e artistë që detyrohen të kthehen në tokë të huaj për të jetuar si njerëz mos i përflisni, mos dhunoni dëshirat e idetë e tyre.
Nderi i kombit, vëllezërit Frashëri jetuan në Turqi por zemrat i patën në Shqipëri.
Vaçja i këndoi atdheut por e mbylli jetën larg tij. Atdheu nuk duhet vetëm në atdhe. Atdheu të më kërkojë dhe jam gati. Atdheu jo që s’të kërkon e s’të dëgjon por të dëbon. Përsëri të duam ty atdhe edhe pse krahët e tu të plagosur nuk na mbajnë…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Dyshohet për dy të vrarë në autostradën Fier Vlorë

Humb jetën mësuesja ndërsa kamionisti rëndë, aksident tragjik në Gramsh

27/01/2026
Rama takon Netanyahun në Jeruzalem, theksohen marrëdhëniet historike Shqipëri–Izrael

Rama takon Netanyahun në Jeruzalem, theksohen marrëdhëniet historike Shqipëri–Izrael

26/01/2026
EMRI/ U dënua nga GJKKO me 6 vjet burg, kapet më në fund në Fushë Krujë

GJIROKASTËR/ Në pranga bashkëjetuesi për shkak të vajzës së mitur të mikeshës

26/01/2026
SPAK kontrolloi shtëpinë e ish deputetit të PS dhe ish ministrit të Nanos

Nis procesi gjyqësor për çështjen ‘Partizani’, largohet media. Arsyetimi i gjykatës

26/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Dyshohet për dy të vrarë në autostradën Fier Vlorë

Humb jetën mësuesja ndërsa kamionisti rëndë, aksident tragjik në Gramsh

27/01/2026
Rama takon Netanyahun në Jeruzalem, theksohen marrëdhëniet historike Shqipëri–Izrael

Rama takon Netanyahun në Jeruzalem, theksohen marrëdhëniet historike Shqipëri–Izrael

26/01/2026
EMRI/ U dënua nga GJKKO me 6 vjet burg, kapet më në fund në Fushë Krujë

GJIROKASTËR/ Në pranga bashkëjetuesi për shkak të vajzës së mitur të mikeshës

26/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.