EMRI/ Gjirokastër, sekuestrohen 107 kg hashash, nën hetim kryeplaku i fshatit

EMRI/ Gjirokastër, sekuestrohen 107 kg hashash, nën hetim kryeplaku i fshatit

139
0
Shares

Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, gjithashtu dhe në vijim të kontrollit të territorit, si dhe mbi bazë të informacioneve të marra në rrugë policore, shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet në bashkëpunim me specialistët e seksionit të Hetimit të Narkotikëve në D.V.P. Gjirokastër zhvilluan operacionin antidrogë “LIMARI”.
Si rezultat i operacionit, në vendin e quajtur “Ferra e Kuqe”, në një ambjent të hapur, në afërsi të fshatit Limar, Këlcyrë, nga shërbimet e policisë u gjetën disa thasë, brenda të cilëve kishte lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sattiva.
Pesha totale e lëndës ishte 107 kg, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Në përfundim të veprimeve të para hetimore filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin:1
P.K, 35 vjeç, (kryeplak i fshatit Limar), për veprat penale “Shpërdorim i detyrës” dhe “Moskallëzim i krimit”.
Gjithashtu janë shpallur në kërkim dy persona, për arsye hetime s’jepen të dhëna.
Po punohet për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarje.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Përmet për veprime të mëtejshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY