KLSH kallëzon penalisht 5 ish-regjistrues e 2 nëpunës të ZVRPP-së, Korçë

KLSH kallëzon penalisht 5 ish-regjistrues e 2 nëpunës të ZVRPP-së, Korçë

141
0
Shares

Pesë ish-regjistrues dhe dy nëpunës të Zyrës Vendore të të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në Korçë, janë kallëzuar penalisht në Prokurori nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, për shkak se zyrtarët i kanë shkaktuar shtetit një dëm prej 39.2 milionë lekë.
Ata kanë kryer transaksione të paligjshme me pronat shtetërore dhe regjistruar privatizime, pa u paguar detyrimet ndaj Shtetit, duke tjetërsuar pronat “shtet” dhe kthyer prona nga lloji “shkëmb” në llojin “arë”, duke favorizuar persona të interesuar.
KLSH bën me dije se ka kryer kallëzimin penal ndaj ish-regjistruesve me iniciale  SH. V., A . K., DH. Ç., K. B., dhe E. R., ish-regjistrues të ZVRPP Korçë, si dhe për A. D., dhe E. N., nëpunës të këtij institucioni, për konsumim të elementëve të veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”.

Dosja e plotë e KLSH-së

Kontrolli i Lartë i Shtetit, në zbatim të programeve të auditimit nr. 285/1, datë 15.03.2017dhe 702/2, datë 15.10.2015 ka përfunduar auditimin në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Korçë, për periudhën Janar 2014 – Dhjetor 2016 të aktivitetit të këtij institucioni.

Me Vendimin nr. 84, datë 07.07.2017 të Kryetarit të KLSH-së është miratuar Raporti Përfundimtar i Auditimit dhe për përmirësimin e gjendjes, duke i rekomanduar me shkresën nr. 285/9 datë 07.07.2017 Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Korçë, masa me karakter organizativ dhe shpërblimin e dëmit të shkaktuar në vlerën totale 39,2 milion lekë.

 Nga ky auditim, u konstatuan një sërë shkeljesh dhe parregullsish të zbatimit të dispozitave ligjore në fuqi, duke cënuar interesin publik:

–  Në 5 raste, në Zonat Kadastrale(ZK) ZK 8561, ZK 2307 dhe ZK 3819, fshati Voskopojë janë regjistruar toka sipas Akteve të Marrjes së Tokës në Pronësi(AMTP) dhe AMTP-ve u mungon njëra nga vulat, për të cilat, nuk janë verifikuar elementet e formës dhe të përmbajtjes së Aktit Administrativ, veprime këto në papajtueshmëri me shkronjën “a” i nenit 25, të ligjit nr. 33, datë 21.03.2012 “Për regjistrimin e pasurive të paluajtshme”, UKM nr. 2, datë 13.06.2013 “Për mënyrën e procedimit të organeve të administratës publi, për pasuritë e paluajtshme, të fituara me Aktin e Marrjes së Tokës në Pronësi (AMTP)” dhe UKM nr. 2, datë 12.09.2012 “Për përcaktimin e elementeve të akteve, që verifikohen nga zyra e regjistrimit të pasurive të paluajtshme dhe të proçedurës për nxjerrjen e urdhrit të regjistruesit”.

– Në 3 raste, ZVRPP Korçë ka regjistruar pasuritë e paluajtshme për poseduesit e AMTP-ve përkatëse, të cilët kanë përfituar më tepër tokë, se sipërfaqja e përcaktuar në AMTP, në total sipërfaqen prej 7230 m2, e llojit arë.

 Kanë regjistruar sipërfaqen prej 2500 mlloji “Truall” në ZK 8562 “Korçë”, përfituar me kontratë shitje nga Këshilli i Rrethit Korçë në favor të një blerësi privat, ndërkohë që privatizimi i këtij trualli është në kundërshtim me  ligjin nr. 7980, datë 27.7.1995 “Për shitblerjen e trojeve” me një diferencë çmimi të papaguar prej  20,473 mijë lekë, që përbën dëm ekonomik për  fondin e kompensimit të ish pronarëve.

-Në 2 raste, në ZK 2631 “Mborje”, kanë regjistruar pasuri ‘’Reparti i parafabrikateve i poligonit të ndërtimit’’, me sipërfaqe të përgjithshme 15035 mtë përfituar nga privatizimi, në mungesë të kontratës së marrëdhënieve me truallin (kontrata e qirasë) ose dokument tjetër si vendim i KKK Pronave, etj., për sipërfaqen 5035 m2 nuk kanë likuiduar vleftën e objektit si dhe qiranë për 5035 m2, për periudhën 3 vjeçare të përdorimit në vlerën 16,714 mijë lekë, për të cilën nuk është paraqitur asnjë dokument financiar vërtetues, që përbën dëm ekonomik për buxhetin e shtetit.

Kanë regjistruar pasurinë në 500 m2, duke  kaluar nga pronësia shtet sipërfaqen prej 250 m2, pa ndonjë akt që përbën Titull Pronësie.

– Kanë regjistruar pasurinë nr. 1/738, truall me sipërfaqe 859 m2 dhe objekt me sipërfaqe ndërtimi 435 m2, ZK nr. 8561, është kryer regjistrimi i truallit si shesh ndërtimi, ndërkohë që kjo pasuri rezulton e kufizuar për mungesë të dokumentacionit të pronësisë

– Kanë regjistruar pasurinë “Arë” me sipërfaqe 15675 m2, ZK 2631 “Mborje”, bazuar në vendimin nr. 231, datë 26.10.2007 të ZRKK Pronave, Qarku Korçë, nga ku rezulton se  për sipërfaqen 15030 m2 është ndryshuar zëri kadastral ‘’Pyll’’ në zërin “Arë”.

-Kanë lejuar 6 raste me sipërfaqe 436.1 m2 kryerjen e veprimeve dhe transaksioneve, duke lëshuar çertifikata pronësie, për pasuri që janë regjistruar, në kundërshtim me dispozitat ligjore,  dhe pa llogaritur qiranë  me vlerë 1,319 mijë lekë.

-Në 1 rast në ZK 2462 ‘’Liqenas’’, kanë regjistruar pasuritë me sipërfaqe 70 mmë tepër,e cila nuk përfshihet në kontratën e shitjespër rrjedhojë kjo kontratë nuk duhej të ishte regjistruar nga ZVRPP Korçë pa u zgjidhur problemi i objektit: ’Stacioni i pompimit’’ , si dhe për sipërfaqe 5100 m2 ‘’Kullotë’’, kanë kryer ndryshimin e zërit kadastral nga ‘’Kullotë’’ në ‘’Truall’’.

-Në  1 rast, në ZK 8662, “Korçë”, ka regjistruar pasuri ‘’Truall’’ 160.65  m2  dhe ‘’Ndërtesë’’: 124.30 m2, të përfituar sipas nenit 25/b, të ligjit nr. 33/2012, datë 21.03.2012, ndëkohë që baza mbi të cilën është mbështetur kërkesa është Vendimi i Gjykatës së Rrethit Korçë, ‘’Vërtetim fakti juridik i pronësisë’’, i cili nuk mund të merret si bazë, sepse është në kundërshtim me nenin 193, të ligjit nr. Nr. 7850, datë 29.7.1994 ‘’Për  Kodin Civil të Republikës së Shqipërisë’’ .

-Në  3 raste, në ZK 8662, “Korçë”, kanë regjistruar pasuri ‘’Truall’’: 232  m2  dhe ‘’Ndërtesë’’: 113.50 m2, dhe regjistrimin e pasurisë 3/932 me siperfaqe trualli 549 m2 v.38, faqe 63, sipas nenit 25/b, duke favorizuar persona të tretë , me pasuri të përfituara sipas nenit 25/b, të ligjit nr. 33/2012, datë 21.03.2012, me mungesë të dokumentacionit tekniko-ligjor,  sipas nenit 193, të ligjit nr. 7850, datë 29.07.1994, ’Për  Kodin Civil të Republikës së Shqipërisë’’.

-Në 5 raste për sipërfaqe 2733 m2, kanë kryer kalimin nga sistemi hipotekor në sistem regjistrimi, duke lëshuar çertifikata pronësie, edhe pse ka rezultuar se ka rritje të sipërfaqes së truallit në + 449 m2, e pa mbështetur me dokumentacion pronësie.

– Në 1 rast, në ZK 1538 “Drenovë”, kanë regjistruar pasuri ‘’Stalla komplekse të ndodhur tek ish-fusha e aviacionit’’, me sipërfaqe ‘’Ndërtesë’’ 4545 m2 dhe ‘’Truall’’  10067  m2, të përfituar nga privatizimi, sipas ligjit nr. 7512, datë 10.08.1991,  ku sipërfaqja rrjedh nga bashkimi i 5 pasurive, ndërmjet të cilave pasuritë ’Rrugë’’,  ‘’Kanal’’, ‘’Shesh”, për një sipërfaqe prej 5003 m2veprime në kundërshtim me ligjin nenet 14 dhe 21 të ligjit nr. 7512, datë 10.08.1991 ‘’Për sanksionimin dhe mbrojtjen e pronës private të nismës së lirë, të veprimtarive private të pavarur dhe privatizimit’’, ku lejohet vetëm dhënia me qira ose shitja e “Truallit” dhe jo e llojeve të tjera të pronës dhe me Kodin Rrugor.

  –Në 1 rast kanë regjistruar pasurinë me sipërfaqe 138.9 m2 dhe në origjinë nuk është llogaritur qiraja për periudhën 6 mujore nga privatizimi deri tek shitja, me një vlerë prej 1.318 mijë lekë, me parregullsi dhe mungesë të dokumentacionit tekniko-ligjor.

– Kanë regjistruar Vendimin nr. 56, datë 13.01.2016 të Gjykatës së Rrethit Korçë, për pasurinë 719/1 me sipërfaqe 4,400 m2duke ndryshuar zërin kadastral nga shkëmb në arë, duke vepruar në kundërshtim me Vendimin nr. 33, datë 08.12.2005 të Gjykatës Kushtetuese, ligjin nr. 9385, datë 04.05.2005 “Për pyjet dhe shërbimin pyjor”, i ndryshuar me ligj nr. 15/2012, datë 16.02.2012 dhe ligjin nr. 8752, datë 26.03.2001 “Për krijimin dhe funksionimin e strukturave për administrimin dhe mbrojtjen e tokës”, i ndryshuar.

– Në 1 rast, fshati Voskopojë kanë korrigjuar sipërfaqen e parcelës nr 902, pjesë e së cilës është edhe pasuria nr. 902/3, me sipërfaqe 3000 m2 dhe nga korrigjimi ka ndodhur rritja e sipërfaqes së pasurisë, nga 3000 m2 në 54800 m2 në emër të një privati, i cili në fakt posedon me AMTP vetëm 3000 m2. ZVRPP Korçë nuk ka veçuar e regjistruar në llojin “shtet” sipërfaqen e tepërt prej 51800 m2, e llojit “pemëtore”.

– Në 5 raste për regjistrimin e ndërtesave me sipërfaqe totale 11535 m2kanë rregjistruar në favor të 5 subjekteve private, në mungesë dhe me parregullsi të dokumentacionit tekniko-ligjor, pasi  mungon deklarata e përputhshmërisë, bashkëlidhur Lejes së Përdorimit, e cila kofirmon kryerjen e punimeve në perputhje me normat e standardet e sigurisë në fuqi.

 Në 24 raste janë regjistruar leje legalizimi, ndërsa në genplanin e hartuar nga Drejtoria Rajonale e ALUIZNI-t Qarku Korçë, nuk janë përcaktuar shenja lidhëse të parcelës ndërtimore me objektin, rruga hyrëse dhe dalja nga parcela ndërtimore, etj.

– Në 5 raste për 5 AMTP për afro 8 pasuri, nuk janë ndjekur procedurat për masë kufizimi  lidhur me zbatimin e vendimeve që kanë marrë formë të prerëmarrë nga Gjykata e Shkallës Parë Administrative Korçë  dhe Komisioni Vendor i Vlerësimit të Titujve të Pronësisë (KVVTP) Prefekti Qarkut Korçë, të urdhëruar me kthimin me pronar shtet, për sipërfaqen totale prej 20200 m2.

 Në 3 raste janë regjistruar pasuri të përfituara me leje ndërtimi dhe nuk është llogaritur e arkëtuar, detyrimi i pagesës së taksës për sipërfaqen e përbashkët 1649 m2 në vlerën prej 1,151 mijë lekë.                                                 

– Në 1 rast është regjistruar pasuria ndertesë me sipërfaqe 138.9 m2 me leje legalizimi nr. 110/683, datë 23.01.2015, ku evidentohet se legalizimi i ndërtimit ndodhet në pronën e përfituar nga privatizimi i Parkut të Transportit, nuk duke mos llogaritur dhe arkëtuar detyrimin e qirasë me vlerë 1,318,464 lekë .

Për këto shkelje, me shkresën  Nr. 285/9 datë 07/07/2017 KLSH ka kryer kallëzim penal në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë për SH.V, AK, DH.Ç, K.B  dhe E.R, ish regjistrues të ZVRPP Korçë, si dhe për A.D dhe E.N, nëpunës të këtij institucioni, për konsumim të elementëve të veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”, neni 248 i Kodit Penal.

Me shkresën nr. 285/11, datë 07.07.2017, KLSH, bazuar në nenin 281, të Ligjit nr. 7905, datë 21.03.1995 “Kodi i Procedurës Penale i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, në germat “e” dhe “ç”, neni 11, kreun IV, nenin 37 të ligjit nr. 7691, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar, ligjin nr. 33/2012, datë 29.4.2012 “Për Regjistrimin e Pasurive të Paluajtshme”, si dhe në kontratën individuale të punës, i ka rekomanduar Kryeregjistruesit të ZQRPP Tiranë, fillimin e procedurave administrative për dhënien e masës disiplinore nga “Vërejtje” deri “Ndërprerje të marrëdhënieve të punës”, sipas shkallës së përgjegjësisë, për 9 nëpunës të ZVRPP Korçë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY