Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

EMRAT/ Koalicioni kundër ISIS konfirmon datën e vrasjes së Lavdrim Muhaxherit bashkë me 4 terroristë shqiptarë

04/08/2017
ISIS ka urdhëruar sulme terroriste në Prishtinë dhe Shkup
Share on FacebookShare on Whatsapp

Koalicioni ndërkombëtar kundër grupit militant, Shteti Islamik, konfirmoi vrasjen e disa luftëtarëve nga Evropa Juglindore, përfshirë edhe disa luftëtarë shqiptarë që u janë bashkuar konflikteve në Lindjen e Mesme.
Në një njoftim të koalicionit thuhet se ai ka vazhduar sulmet ajrore për të venë në shënjestër dhe vrarë udhëheqësit e ISIS-it dhe luftëtarët e huaj në Siri, në mbështetje të partnerëve të koalicionit për t’i hequr mundësinë ISIS-it që të frymëzojë, mbështesë dhe drejtojë sulme terroriste në botë.
Së fundmi, thuhet në njoftim, koalicioni vrau udhëheqësit e ISIS-it të përfshirë në drejtimin e operacioneve të jashtme dhe prodhuesit e bombave që synonin shënjestra në rajon dhe në perëndim.
Më 24 korrik, koalicioni vrau Abd al-Ghafurin, zyrtar i operacioneve të jashtme të ISIS-it me bazë në Siri dhe një nga bashkëpunëtorët e tij në afërsi të Albu Kamalit në Siri. Ndihmësi i tij, Abu Hammam dhe tre pjesëtarë të ISIS-it u vranë në sulmet ajrore të koalicionit më 16 korrik në afërsi të Dayr Az Zaërit në Siri.
Më 13 korrik është vrarë Abu Futtum, specialist i mjeteve shpërthyese bashkë më një ndihmës në afërsi të Mayadinit.
Koalicioni ka vënë në shënjestër edhe luftëtarët e huaj nga Evropa Juglindore që vepronin në Siri si rekrutues e komplotues, përgjegjës për shumë mizori atje.
Lavdrim Muhaxheri, thuhet në njoftim, është vrarë në një sulm ajror të koalicionit me 7 qershor afër Mayadinit. Muhaxheri ishte shqiptar etnik nga Kaçaniku i Kosovës dhe udhëheqës i vetëshpallur i luftëtarëve të ISIS-it nga Kosova.
Ai njihej si luftëtari më i shquar radikal shqiptar në Siri dhe ishte drejtpërdrejt përgjegjës për nxitjen e ideologjisë xhihadiste brenda komuniteteve evropiane dhe inkurajimin e luftëtarëve të huaj për të udhëtuar në territorin e kontrolluar nga ISIS-i. Ai ishte përgjegjës për planifikimin e shumë sulmeve terroriste, përfshirë edhe planin e dështuar për sulm me bombë në ndeshjen e futbollit ndërmjet Izraelit dhe Shqipërisë në vjeshtën e vitit 2016.
Për më tepër, thuhet në njoftim. mund të konfirmohet vdekja e katër bashkëpunëtorëve të lartë të Muhaxherit. Jetmir Ismaili, një planifikues i sulmeve terroriste, u vra gjatë një sulmi ajror në Raqqah në qershor. Ai kishte lidhje thelbësore me planifikuesit e sulmeve terroriste në Evropë dhe Siri dhe personalisht kishte planifikuar dhe bashkërenduar sulme të jashtme terroriste të ISIS-it.
Rasim Kastrati, një bashkërendues i sulmeve të jashtme të ISIS-t, është vrarë se bashku me pesë luftëtarë të ISIS-it në një sulm ajror më 16 qershor afër Mayadinit në Siri.
Irfan Haqifi, një shqiptar tjetër etnik dhe zëvendës i Muahxherit, u vra në një sulm ajror të koalicionit më 7 qershor afër Qayiras në Siri. Ai ishte i përfshirë në komplotet për sulme terroriste jashtë, përgjegjës për rekrutimin e luftëtarëve të ISIS-it nga Evropa Juglindore dhe kishte lehtësuar lëvizjen e tyre drejt Sirisë.
Orhan Ramadani, përgjegjës për planifikim sulmesh terroriste është vrarë më 21 maj në një sulm ajror afër Mayadinit në Siri, thuhet në njoftimin e koalicionit në të cili theksohet se do të vazhdojë shënjestërimi dhe eliminimi i terroristëve të ISIS-it në Irak dhe Siri derisa ai të mos eliminohet nga rajoni dhe të mos paraqesë më kërcënim për sigurinë në botë./voa/

Tags: ISISLAVDERIM MUHAXHERIvdes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Qytetari bie në gjendje koma në mes të rrugës

Policia e Tiranës merr masa për protestën e opozitës, ndalohen parkimet dhe bllokohen rrugët

23/01/2026
FOTO/ Kukësi në shtetrrethim, qindra forca policie mësyjnë në qytet

KUKËS/ Fillimisht goditje me shkop bejsbolli, më pas i drejtojnë armën

23/01/2026
Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

23/01/2026
Një biznesmene dhe doganieri arrestohen në Rinas

E kapën kinezen me një çantë plot me euro dhe dollarë

23/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Qytetari bie në gjendje koma në mes të rrugës

Policia e Tiranës merr masa për protestën e opozitës, ndalohen parkimet dhe bllokohen rrugët

23/01/2026
FOTO/ Kukësi në shtetrrethim, qindra forca policie mësyjnë në qytet

KUKËS/ Fillimisht goditje me shkop bejsbolli, më pas i drejtojnë armën

23/01/2026
Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

23/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.